Letër Falenderimi!

09 shtator 2011

Institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër, në cilësinë e Kryetarit të Emergjencave Civile të Qarkut Gjirokastër, i ka drejtuar një letër falenderimi Ministri të Mbrojtjes, z. Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi dhe Komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi, si më poshtë:
 
“Institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër, në cilësinë e Kryetarit të Emergjencave Civile të Qarkut Gjirokastër, dhe në emër të të gjithë banorëve të zonave të Gjirokastrës,  Përmetit dhe të Tepelenës, të cilët u prekën nga fatkeqësia e zjarrit gjatë muajve të nxehtë të verës, Komandën e Mbështetjes Rajonale Gjirokastër me Komandant n/kolonel Pëllumb Shalari me të gjithë personelin e kësaj komande që morën pjesë në operacione, për kontributin, aftësinë operacionale dhe guximin që kanë treguar në luftën kundër zjarrit për shpëtimin e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë dhe objekteve në pronësi të tyre.

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi takoi Drejtorin e Qendrës Marshall z. Keith Dayton

06 shtator 2011

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH-së, Gjeneral Brigade  Xhemal Gjunkshi priti në zyrën e tij Drejtorin e Qendrës Marshall, z. Keith Dayton dhe ekipin që e shoqëronte.
Duke I uruar mirëseardhjen Gjeneral Gjunkshi i shprehu kënaqësinë për nivelin e lartë të bashkëpunimit me Qendrën Marshall, i cili tashmë shtrihet në kohë, në kapacitetet dhe në cilësi mjaft të lartë.
Në fjalën e tij, ndër të tjera, Gjeneral Gjunukshi u shpreh se: “Tashmë Qendra Marshall përfaqëson për pjesëtarët e Forcave të Armatosura, një emër tashmë mjaft të mirënjohur dhe të lakmuar. Për ne kjo përfaqëson një qendër ekselence dhe kurikulat që ju tashmë trajtoni janë bërë pjesë edhe të institucioneve tona arsimore.

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi priti sot Atasheun Ushtarak të Francës, Kolonel Henri Sowa

06 shtator 2011

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH-së, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak të Francës Kolonel Henri Soëa me rastin e fillimit të detyrës, në vendin tonë.
Pasi I uroi mirëseardhjen dhe suksese për detyrën e re të atasheut , në vendin tonë, Gjeneral Gjunkshi i shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe veçanërisht midis Forcave të Armatosura. Më pas, Gjeneral Gjunkshi e njohu atasheun francez me prioritetet dhe sfidat në të cilën janë angazhuar FA, por edhe besimin që plotësimi i tyre do të afirmojë e promovojë kapacitetet operacionale dhe vlerat më ta larta të Forcave tona të Armatosura, në nivel kombëtar, por dhe në kuadër të angazhimeve në NATO.

Lexo më shumë...

FARSH vazhdojnë angazhimin dhe kontributin maksimal në shuarjen e zjarreve në territorin e vendit tonë

02 shtator 2011

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke vënë në dispozicion të Emergjencave Civile për shuarjen e zjarreve forca dhe mjete, vazhdojnë të angazhuara maksimalisht në të gjithë territorin e vendit tonë.

Konkretisht:

- Në Qarkun Dibër:
Në Komunën Suç, në pyllin e Balgjajt, në dispozicion të Emergjencave Civile, janë angazhuar për shuarjen e zjarreve një efektiv prej 30 vetash dhe dy automjete të tipit “IVECO”, të Komandës së Mbështetjes Rajonale Burrel.

Lexo më shumë...

Letër Falenderimi!

01 shtator 2011

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në cilësinë e Kryetarit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, i ka drejtuar një letër falenderimi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi dhe Komandantit të Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Bërdaj, si më poshtë:

“Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në cilësinë e Kryetarit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër dhe në emër të të gjithë banorëve të zonës së N/Shkodrës të cilët u prekën nga fatkeqësia e zjarrit të dative 19-20 gusht 2011, falenderon strukturat e forcave komando dhe batalionin e këmbësorisë malore  Vau i Dejës, veçanërisht komandant, N/kolonel Ali Malaj, Major Nikolin Lazri, Kapiten Ardian Brahimi, Kapter Zydi Hidri, Rreshter Prek Dedja, N/tetar Alban Hoxha dhe profesionistët Fabion Ibraj, Fran Bibaj, për kontributin, aftësinë profesionale dhe guximin që treguan në luftën ndaj zjarrit për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të objekteve të antenave në Tarabosh dhe të shtëpive të komunitetit në fshatin Shirokë.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti