Zhvillohet në KDS takimi mbi aspektet e arsimimit, trajnimit dhe stërvitjes

11 shkurt 2013

Foto Galeri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e KDS për vlerësimin e ecurisë së arsimimit, trajnimit dhe stërvitjes me qëllim përmirësimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura për të ardhmen.
Në këtë takim merrnin pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandantët e forcave, drejtorë të drejtorive në MM dhe SHPFA, përfaqësues të CUBIC si dhe pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Ismet Yilmaz vizitë zyrtare në vendin tonë

07 shkurt 2013

Ministri  i Mbrojtjes z. Arben Imami priti sot paradite, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Z. Ismet Yilmaz i cili në krye të një delegacioni të lartë po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Të dy ministrat zhvilluan një takim të veçantë për të vijuar më pas me bisedime dypalëshe ndërmjet delegacioneve.
Në përfundim të takimit, ministrat e Mbrojtjes dhanë një konferencë për shtyp. Ministri Imami, në fjalën e tij para gazetarëve, shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Z. Ismet Yilmaz. “Turqia është vend mik dhe aleat, me të cilin na bashkojnë marrëdhënie historike por edhe kontributi për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, - ka theksuar në fjalën e tij ministri Imami.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në inaugurimin e urës “Bejli” në komunën Vig-Mnelë, Shkodër

05 shkurt 2013

Në mesditën e ditës së sotme, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe  komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, gjeneral brigade Abaz Lleshi, morën pjesë në një ceremoni të veçantë me rastin e përurimit të urës “Bejli” mbi lumin Gjadër, në komunën Vig-Mnelë të qarkut të Shkodrës. Në ceremoninë e përurimit të kësaj ure ishin të pranishëm gjithashtu dhe prefektja e qarkut të Shkodrës, znj. Voltana Ademi, kryetari i qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu si dhe mjaft banorë dhe nxënës shkolle të kësaj zone. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i komunës Vig-Mnelë, z. Pjetër Lleshi.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi një takim për përgatitjen e programeve të Mbrojtjes të FA për vitet 2014-2019

04 shkurt 2013

Paraditen e sotme, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në takimin për prezantimin e programeve të Mbrojtjes për vitet 2014-2019.
Bazuar në grafikun e veçantë të miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, në këtë takim, u prezantuan Programet e Mbrojtjes për vitet 2014-2019 të Forcave Tokësore dhe të Forcave Detare.
Gjithashtu në këtë prezantim morën pjesë Zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Viktor Berdo dhe Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, komandantë forcash si dhe drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e 21-vjetorit të krijimit të Policisë Ushtarake

01 shkurt 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar paraditen e sotme, me rasti e 21-vjetorit të krijimit të Policisë Ushtarake. Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, komandantët e forcave, drejtorë të drejtorive në Ministrinë Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe ish-drejtues të Policisë Ushtarake në vite.

Lexo më shumë...

Përfundon takimi për integrimin me ACT

01 shkurt 2013

Ka përfunduar dje pasdite, takimi dy ditor për integrimin në bashkëpunim me Komandën e NATO për Transformim (ACT). Gjatë dy ditëve të zhvillimit të këtij takimi, diskutimet u zhvilluan në formatin e sindikatave të grup-objektivave të aftësive me qëllim analizimin e problematikave të evidentuara në paketën e kapaciteteve.
Në seancën e fundit pasditen e djeshme, nga çdo sindikatë u paraqit një përmbledhje e përgjithshme e të dhënave që pasqyron Libri Blu (versioni i dytë) për grup-objektivat, problemet e identifikuara dhe kërkesat për mbështetje nga NATO, në interes të zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve për rikonceptimin e Planit të Integrimit për periudhën 2013-2014.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti