Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

17 shkurt 2013

Foto Galeri

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni solemne morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, kryeparlamentari z. Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, kreyparlamentarja e Shqipërisë znj. Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Arben Imami, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z.Fatmir Besimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ministri i FSK z. Agim Çeku, komandanti i FSK, gjeneral lejtnant Kadri Kastrati , personalitete të tjera politike të larta nga Kosova por edhe qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova si dhe ambasadorë dhe atashe të akredituar në Prishtinë.   

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti në takim shefin e Departamentit dhe Politikave Ushtarake të FA Italiane, gjeneral brigade Salvadore Farina

15 shkurt 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti sot paradite në një takim të veçantë, gjeneral brigade Salvatore Farina, shef i Departamentit të Planifikimit dhe Politikave Ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm të FA italiane, i cili në krye të një delegacioni ushtarak po zhvillon një vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të finalizimit të planit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona për vitin 2013.
Gjeneralmajor Gjunkshi pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, njohu gjeneral Farina me zhvillimet më të fundit në Forcat e Armatosura e më konkretisht me ecurinë e procesit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, nevojën e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal si dhe rëndësinë që ka procesi i edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve shqiptarë, etj. 

Lexo më shumë...

Përfaqësues të Gardës Kombëtare të New Jersey vizitojnë Brigadën e Mbështetjes Rajonale

13 shkurt 2013

Foto Galeri

Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale (BrMR), gjeneral brigade Abaz Lleshi ka pritur paraditen e sotme një delegacion ushtarak të Gardës Kombëtare të New Jersey, kryesuar nga nënkolonel Daniel Mahon.
Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i bashkëpunimit në drejtim të kapaciteteve dhe aftësive të BrMR, progresi i bërë në fushën logjistike gjatë vitit 2012 si dhe dhënia e rekomandimeve në lidhje me përmirësimin e procesit të menaxhimit dhe dokumentimin e vlerave materiale.

Lexo më shumë...

Zhvillohet takimi i dytë i grupit koordinator të Iniciativës së SHSHP të FA të Ballkanit

13 shkurt 2013

Foto Galeri

Në vijimësi të punës përgatitore të Iniciativës së Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA të vendeve të Ballkanit, u zhvillua sot paradite takimi i dytë i grupit koordinator, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ushtarakë nga Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Rumania. Takimi u drejtua nga kolonel Nazmi Cahani, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes.
Qëllimi i takimit është përgatitja e detyrimeve finale të takimit të radhës së SHSHPFA të Ballkanit, që do të zhvillohet në vendin tonë gjatë muajit maj si dhe ndjekja e zbatimi i detyrave që rrjedhin nga takimet paraardhëse të grupit koordinator dhe nëngrupeve të punës.

Lexo më shumë...

“Forcat e Armatosura dhe Mjedisi” - konferencë sensibilizuese

12 shkurt 2013

U zhvillua paraditen e sotme në mjediset e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, konferenca me temë: “Forcat e Armatosura dhe Mjedisi”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, komandantët e forcave, etj.
Konferenca pati si qëllim sensibilizimin e Forcave të Armatosura për rëndësinë e sjelljes ndaj mjedisit në pajtim me standardet kombëtare, NATO dhe Bashkimit Europian, vlerësimin e gjendjes së mjedisit në strukturat e Forcave të Armatosura si dhe rekomandimet për përmirësimin e tij.

Lexo më shumë...

Takim vlerësues mbi konceptin e zhvillimit të Batalionit të Parë të Këmbësorisë së FT

12 shkurt 2013

Foto Galeri

Është zhvilluar pasditen e djeshme në sallën e Kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes një takim vlerësues mbi konceptin e zhvillimit të Batalionit të Parë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Në këtë takim merrnin pjesë ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, drejtoresha e Kabinetit të MM znj. Donika Çapi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku si dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHPFA.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti