22 qershor 2016
Në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, është prezantuar sot Plani i Fushatës (
Campaign Plan) i Task - Forcës/Komandës së Forcës së Bashkuar (NATO CJTF - 49) kompozuar për të drejtuar e menaxhuar stërvitjen “Joint Effort 16”.
Në takim, i cili u zhvillua në mjediset e auditorit në garnizonin “Skënderbej”, morën pjesë gjithashtu personeli i caktuar në stërvitje, drejtuar nga gjeneral brigade Dedë Prenga, personeli i Qendrës së Simulimit, drejtues të lartë të Komandave të Forcave, të Mbështetjes si dhe të drejtorive të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Zhvillimi i stërvitjes komando - shtabi, me pjesëmarrje trupash FTX/CAX “Joint Effort 16, e cila është planifikuar të zhvillohet në periudhën19 - 29 shtator 2016, ka për qëllim të përforcojë njohuritë dhe kuptueshmërinë e drejtuesve dhe shtabeve të njësive të FARSH si dhe të partnerëve ndërkombëtarë në planëzimin dhe ekzekutimin e operacioneve ushtarake me spektër të plotë si pjesë e një Task-Force të bashkuar të NATO më theks të veçantë në nivelin operacional dhe taktik.
Pas prezantimit të Planit Fushatës (Campaign Plan) i Task - Forcës/Komandës së Forcës së Bashkuar (NATO CJTF-49), Qendra e Simulimit, e cila po mban peshën kryesore në këtë fazë, informoi gjeneral Bazon mbi detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave dhe individëve, si dhe vuri në dukje detyrat që mbeten për t’u ndjekur dhe zbatuar gjatë fazës përgatitore të mbetur, përfshi Konferencën Finale, deri në realizimin e stërvitjes.
Gjeneral Bazo, vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e gjithë aktorëve pjesëmarrës dhe vuri theksin në detyrat që do të zgjidhin strukturat dhe personeli pjesëmarrës, duke hedhur për diskutim dhe raportim njëkohësisht statusin e përgatitjes për stërvitje. “impenjimi i gjithsecilit prej jush për ta realizuar dhe zhvilluar me sukses stërvitjen, deklarimi në kohë i kapaciteteve dhe kërkesat për plotësimet e mundshme, duhet të jenë të mirëkoordinuara dhe në përputhje me planet për të arritur qëllimin final”, - u shpreh gjeneral Bazo në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve në këtë takim.
Më tej gjeneral Bazo ka nënvizuar faktin se me përjashtim të rasteve të veçanta dhe të arsyetuara, nuk mund të pranohet zëvendësimi i personelit të trajnuar për stërvitje, kryesisht në këtë fazë që tashmë presupozohet e plotësuar. “
This is not a substitute for Victory” ka përfunduar fjalën e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo.