Zhvillohet stërvitja rajonale “Adrion Livex 2015”

16 qershor 2015

bwd  Grup - Foto 1/3  fwd

Në kuadër të nismës rajonale “Adrion”, ndërmjet forcave detare të vendeve që lagen nga Deti Adriatik dhe Deti Jon, u zhvillua në rajonin e Gjirit të Durrësit Stërvitja Detare Rajonale “Adrion Livex”. Kjo nismë rajonale synon rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet forcave detare me qëllim rritjen e sigurisë detare në rajon.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, u ndoq edhe nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi,  ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Komandës së Forcës Detare etj. Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe ushtarakët e lartë që e shoqëronin ndoqën nga afër një demonstrim bordimi vertikal në anije të kryer me mjaft dinamizëm e përkushtim nga trupa të Forcave tona Speciale, të cilët vepruan që nga helikopteri “Cougar” i Forcës Ajrore shqiptare.

Zëvendësministri Koçi vlerësoi trupat pjesëmarrëse në këtë stërvitje të përbashkët për angazhimin e tyre maksimal, përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të manifestuar përgjatë gjithë dinamikës së stërvitjes dhe shprehu njëkohësisht gatishmërinë e palës shqiptare për të realizuar stërvitje të tilla edhe në të ardhmen, të cilat do t’i shërbejnë rritjes së sigurisë në rajonin tonë.

Në stërvitjen “Adrion Livex 2015” Forca Detare e Kroacisë mori pjesë me anijen “Vukovar”, Forca Detare e Greqisë me anijen “Blessas”, Forca Detare e Italisë me anijen “Libra” dhe Forca Detare e Malit të Zi me anijen “Kotor”. Forca Detare e Shqipërisë angazhoi në këtë stërvitje 4 anijet e klasit “Iliria” dhe një anije të klasit “Era”. Ndërsa Forca Ajrore Shqiptare mbështeti stërvitjen me një helikopter “Cougar”. Përveç Forcave Detare të rajonit në stërvitje mori pjesë edhe një ekip nga NATO Maritime Interdiction Operation Training Center (NMIOTC), i cili trajnoi dhe stërviti ekipet e bordingut, pjesëmarrëse në stërvitje gjatë fazës stërvitore në tokë, si dhe i vlerësojë ato gjatë fazës stërvitore në det.

Anijet pjesëmarrëse në stërvitje gjatë fazës së veprimeve stërvitore në tokë qëndruan të akostuara në Portin e Durrësit. Gjatë kësaj faze u zhvilluan konferenca, trajnime dhe workshops të ndryshme me efektivat e anijeve me qëllim përpunimin e elementëve të stërvitjes.






Media Sociale



Moti