Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, vlerësime maksimale për rolin e rëndësishëm të FARSH në NATO

17 qershor 2013

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld i cili ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare, mori pjesë në një bashkëbisedim për NATO dhe sfidat e saj, zhvilluar në ambientet e hotel “Sheraton”. Të pranishëm në këtë bashkëbisedim ishin kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, ministri i Mjedisit, z. Fatmir Mediu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë të FA, ushtarakë pjesëmarrës në misione paqeruajtëse, ish ushtarakë të lartë të FA, etj.
Kryeministri Berisha falënderoi z. Ramsfeld për kontributin që dha në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. “Ju jam mirënjohës për mbështetjen që i dhatë Shqipërisë, përpjekjes së saj për t’u anëtarësuar në NATO”, - u shpreh kryeministri Berisha.

Lexo më shumë...

Aktiviteti i FA në fokus të analizës së Shtabit të Përgjithshëm të FARSH

17 qershor 2013

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvillua analiza mbi aktivitetin e Forcave të Armatosura, me pjesëmarrjen e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe drejtorëve të drejtorive në SHPFA.
Drejtorët e drejtorive të SHPFA informuan shefin e Shtabit të Përgjithshëm mbi zbatimin e detyrave të planëzuara dhe të zbatuara deri më tani, si dhe disa nga prioritetet kryesore për periudhën në vijim. Gjatë takimit, krahas çështjeve të tjera, një rëndësi e veçantë iu kushtua rregullave të ruajtjes dhe të sigurisë fizike, masave të mbrojtjes ndaj zjarrit, duke qenë se po afron stina e verës.

Lexo më shumë...

Sqarim

14 qershor 2013

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH), sqarojmë se kjo aleancë është anëtare me të drejta të plota në Organizatën Europiane të Shoqatave Ushtarake (EUROMIL), një ndër institucionet dhe forumet më prestigjioze europiane, ku diskutohen dhe ndërtohen strategji në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të ushtarakëve.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e mbylljes së kampionatit të futbollit të FA

14 qershor 2013

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvillua sot paradite ndeshja finale ndërmjet ekipeve të futbollit të KDS dhe atij të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë e mbylljes të kampionatit ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandantët e forcave, njësive dhe reparteve të FA dhe drejtorë të drejtorive në SHPFA.  Finalja e këtij evenimenti sportiv erdhi në përfundim të kampionatit të futbollit ndërmjet tetë ekipeve të komandave, njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura, të zhvilluara nga data 11-14 qershor 2013, në kuadër të veprimtarive sportive të planifikuara për këtë vit. Ekipi i Policisë Ushtarake u shpall fitues i kampionatit të futbollit, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të KDS. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dorëzoi kupën e kampionatit, kapitenit të Ekipit të PU, kolonel Ylli Zyla.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me AKUSH

13 qershor 2013

Sot në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të akt-marrëveshjes për mënyrën e komunikimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakeve të Shqipërisë (AKUSH). Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë: zëvendësministrja e Mbrojtjes, prof. dr. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtues të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në prezantimin e CUBIC mbi gjendjen e materialeve dhe pajisjeve të tepërta në FA

12 qershor 2013

Në Shtabin e Përgjithshëm të FA, përfaqësuesit e CUBIC në MM, z. Louis Boros dhe z. Gregory Cannata prezantuan përpara shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandantëve të forcave e njësive kryesore situatën e pajisjeve, municioneve dhe armatimit të tepërt. Ky prezantim vjen pas një inspektimi gjashtë mujor që ka bërë në depot e strukturave të FA, z. Gregory Canata, përfaqësues i zyrës së CUBIC në MM.

Ekspertët amerikanë vlerësuan punën e bërë deri tani nga strukturat e FARSH për eliminimin e pajisjeve të tepërta të dala nga përdorimi si një faktor me rëndësi edhe për ruajtjen e ambientit. Gjithashtu, ekspertët amerikanë rekomanduan zgjidhje për përshpejtimin e këtij procesi në disa struktura të veçanta të FA.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti