
3 qershor 2013
Në kuadër të iniciativës rajonale të Kartës së Adriatikut (A-5) në periudhën 2-7 qershor 2013, në vendin tonë zhvillohet stërvitja e përbashkët “Joint Reaction 2013”. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë forcat ushtarake nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Gjithashtu në stërvitje marrin pjesë dhe trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i stërvitjes është rritja e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme.