Suedia vend partner i NATO, mirëpret diskutimet e partnerëve strategjikë ushtarak 2013 mbi ardhmërinë e Aleancës

Gjatë ditëve të gjata me diell të verës skandinave, 55 vende aleate e partnere të NATO dhe nga larg si Zelanda e Re, u mblodhën në Stokholm, Suedi për të diskutuar të ardhmen e mjedisit të sigurisë si dhe për të shkëmbyer ide. Një temë kyçe e Konferencës së Partnerëve Ushtarak Strategjikë (SMPC), që nisi më 25 qershor, është se kompleksiteti i mjedisit të sigurisë globale kërkon një evolucion të bashkëpunimit midis anëtarëve të NATO dhe partnerëve të tyre të shumtë. Suksesi i vazhdueshëm i programit të Partneritet për Paqe të NATO për (PfP) - së pari filloi më 1994 - është shumë e rëndësishme për anëtarët e Aleancës, siç dëshmohet nga prioritetet e nivelit të lartë kushtuar organizimit të evenimentit vjetor të SMPC.

Kombet partnere ishin të përfaqësuara mirë në dialog dhe si në kontributin e tyre gjatë këtij evenimenti të organizuar nga partneri i PfP, Suedia. "Partnerët janë kontribues të sigurisë gjë që ndihmon në arritjet e NATO, dhe gjithashtu siguron ekspertizë unike në shumë prej sfidave që shtrohen përpara nesh", - tha gjenerali Sverker Göranson, komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Suedeze. NATO dhe vendet partnere jetojnë në të njëjtin mjedis gjithnjë e më komplekse me sfidat e shumta dhe të ndryshme, së bashku me kërcënimet e reja të tilla si: raketat balistike, siguria e energjisë, ekseset nё të pёrbashkёtat globale si psh: hapësira, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, terrorizmi dhe më së fundi sulmet kibernetike.

Duke pasur parasysh presionin mbi buxhetet e mbrojtjes së sotme, lëvrimi i kapitalit intelektual të të dy aleatëve dhe partnerëve mund t'i ndihmojë ata për të përballuar më mirë këto kërcënime. "Një partneritet i vërtetë dhe i qëndrueshëm duhet të ketë një marrëdhënie që sjell vetëm përfitime të pёrbashkёta. Unë besoj se aleatët dhe partnerët janë të bashkuar më shumë se kurrë nga natyra e përbashkët e sfidave të reja strategjike, të cilat, nga ana e tyre do të ndihmojnë ata të përmirësojnë efikasitetin e tyre ushtarak nëpërmjet ndërveprimit", - tha gjenerali Jean-Paul Paloméros, komandanti i Komandës Supreme për Transformim të Aleancës.

Aktualisht, 41 shtete janë partnere me NATO përmes një seri ndërveprimesh: Këshilli Partneritetit Euroatlantik, Dialogu i Mesdheut, Nisma e Bashkëpunimit të Stambollit dhe shumë marrëveshje të tjera bilaterale në të gjithë globin. Vendi pritës, Suedia ofron një shembull të vlerës afatgjatë të partneritetit me NATO. "Transformimi i Forcave Suedeze të Armatosura gjatë 20 viteve të fundit nuk do të kishte qenë i mundur pa partneritetin e Suedisë me NATO dhe pjesëmarrjen tonë aktive në BE. Partneriteti ynë me NATO ka qenë i vlefshëm kur është fjala për krijimin e aftësive, duke përmendur këtu dhe arritjen e standardeve të kërkuara. Jo vetëm Procesi i Planifikimit dhe Rishikimit, por gjithashtu, për shembull, edhe mjetet e vlerësimit të NATO kanë qenë dhe janë me rëndësi të madhe për ne", - tha gjenerali Göranson.

Përsa i përket operacioneve, mbështetja e partnerëve të NATO, nuk mund të anashkalohet. Në Afganistan, për shembull, nga 50 kombe kontribuese, 24 janë vende joanëtare të NATO. Koha për këtë bashkëpunim është me rëndësi jetike për kapacitetet e ardhshme të NATO, sepse ajo po shkon drejt një profili për të përballuar ngjarje të papritura. "Me përfundimin e ISAF, tempi ynë operativ ka të ngjarë të pёsojё rënie për momentin. Kjo do të thotë se ne do të duhet të zhvendosim theksin tonë nga angazhimi operacional në gatishmërinë operacionale. Nga një profil “NATO e dislokueshme”, nё një profil “NATO e gatshme". Partnerët duhet të jenë pjesë e këtij ndryshimi", - tha z. Patrick Auroy, asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës për Investimet e Mbrojtjes (ASG DI).






Media Sociale



Moti