Nis punimet, Konferenca e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë të NATO, SMPC 2013

26 qershor 2013

Ka nisur sot punimet në Stokholm të Suedisë, Konferenca e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë të NATO, (SMPC) organizuar nga Komanda e Aleancës për Transformim (ACT).

Në këtë konferencë vjetore merr pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, së bashku me shefat e mbrojtjes së vendeve të NATO dhe atyre partnere, të tilla si: Partneriteti për Paqe, Dialogu Mesdhetar, Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit, Partnerët përreth Globit, etj.

Konferenca me temë “Perspektiva e partneritetit: Evolucioni i bashkëpunimit në komunitetin global të sigurisë” e partnerëve strategjikë ushtarakë, është një aktivitet i rëndësishëm që fokusohet në çështjet e transformimit dhe të sfidave të së ardhmes ndaj vendeve të NATO dhe atyre partnere, nëpërmjet shkëmbimit të ideve mbi çështje strategjike të perspektivës me interes të përbashkët.

Në fokus të aktivitetit të rëndësishëm dyditor të drejtuesve më të lartë ushtarakë të NATO dhe vendeve partnere të saj, do të jetë krijimi i një përqasjeje të përbashkët brenda spektrit të gjerë të përfaqësimit, si dhe formulimi i rekomandimeve të duhura ushtarake në lidhje me çështje të transformimit të NATO dhe të komunitetit transatlantik.






Media Sociale



Moti