
25 qershor 2013
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi është nisur sot për të marrë pjesë në Konferencën e Partnerëve Strategjikë Ushtarakë, organizuar nga Komanda e Aleancës për Transformim (ACT), që do të zhvillohet në datat 25-27 qershor 2013, në Stokholm, Suedi. Konferenca me temë “Perspektiva e partneritetit: Evolucioni i bashkëpunimit në komunitetin global të sigurisë”, e partnerëve strategjikë ushtarakë, është një aktivitet i rëndësishëm që fokusohet në çështjet e transformimit dhe të sfidave të së ardhmes ndaj vendeve të NATO dhe atyre partnere. Në këtë aktivitet të rëndësishëm dyditor do të trajtohen dhe diskutohen perspektivat e përfaqësuesve më të lartë ushtarakë të vendeve anëtare dhe atyre partnere të Aleancës së Atlantikut rreth nevojave dhe pritshmërive në nivel kombëtar.