Gjeneralmajor Jeronim Bazo vizitë zyrtare në SHAPE

29 prill 2015

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi në datën 27 prill, një vizitë zyrtare në Komandën e Aleancës për Operacionet (Supreme Headquarters Allied Powers Europe - SHAPE).

Vizita filloi me ceremoninë zyrtare të pritjes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për të vijuar me takimin me komandantin e Komandës së Aleancës për Operacionet, gjeneral Breedlove dhe më tej me një tour njohës në Qendrën Operacionale të Menaxhimit të Krizave (Comprehensive Crisis Operation Management Center - CCOMC).

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Bazo priti delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey

28 prill 2015

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti një delegacion të Gardës Kombëtare të New Jersey i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Divizionit të 42-të të Këmbësorisë, Garda Kombëtare e New Jersey, gjeneral brigade Steven Ferrari.

Gjatë këtij takim u vlerësua bashkëpunimi ushtarak në kuadër të Programit të Partneritetit midis Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, i cili ka filluar në vitin 1993. Gjeneralmajor Bazo theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, i cili edhe pse në format dypalësh, ka kontribuar jashtëzakonisht në transformimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjë e cila u finalizua me hyrjen e Shqipërisë në NATO.

Lexo më shumë...

64 vjet Aviacion Ushtarak Shqiptar

24 prill 2015

Ushtarakë të Forcës Ajrore, familjarë të tyre si dhe familjarë të “Dëshmorëve të Aviacionit”, u mblodhën sot në ambientet e Bazës Ajrore në Farkë, për të celebruar 64 - vjetorin e krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar.

Pjesë e kësaj ceremonie festive u bënë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koci.

Lexo më shumë...

“Vlora SAREX 15” - Stërvitje për të rritur operacionalitetin dhe ndërveprueshmërinë e FA.

22 prill 2015
Kapacitete operacionale të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit demonstruan në Gjirin e Vlorës aftësitë e mundësitë e tyre për ushtrimin e autoritetit të tyre për zbatimin e ligjshmërisë në det si dhe për të ofruar ndihmën në rast të emergjencave me të cilat mund të përballen mjete të ndryshme detare që operojnë në ujërat territoriale të vendit tonë.

Ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtues të strukturave të policisë kufitare dhe drejtues të pushtetit vendor në Vlorë e Orikum, ndoqën me interes veprimet e forcave e mjeteve të përfshira në stërvitjen SAREX 15.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo nderon me “Certifikatë Mirënjohje” dy ushtarakë të lartë të FA me rastin e daljes në rezervë

17 prill 2015

U zhvillua sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes një ceremoni e veçantë përcjelljeje me rastin e daljes në rezervë dhe largimit nga Forcat e Armatosura të kolonel Kristaq Xharo dhe nënkolonel Armir Çani. Në ketë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ushtarakë të lartë dhe punonjës civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Forcës Tokësore, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake etj.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitë zyrtare në Rumani

Me ftesë të shefit të Shtabit të Rumanisë, gjeneralleitnant Nicolae Ciucă, nga data 7-9 prill 2015, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, kreu një vizitë zyrtare në Rumani.

Gjatë kësaj vizite gjeneralmajor Bazo zhvilloi takime me titullarë të Ministrisë Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë, në Komandën e Forcës Tokësore si dhe inspektoi dhe ndoqi nga afër një stërvitje të Policisë Ushtarake të Rumanisë.

 

Lexo më shumë...







Media Sociale



Moti