
15 prill 2010
Në ambjentet e Regjimentit Komando, në Zall-Herr, u zhvillua ceremonia e përurimit të poligonit të qitjes me armët e lehta të këmbsorisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë Zv/ministri i Mbrojtjes z.Ekrem Spahia, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, K/admiral Kristaq Gerveni, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Berdo, komandanti i Brigadës Logjistike, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, Ambasadori i Danimarkës në vëndin tonë, SH.T.Z. Karsten Ankjaer Jensen, si dhe përfaqësues të CUBIC dhe DAKOT.
15 prill 2010
Në garnizonin e Zall Herr-it, në Komandën e Forcave Tokësore u organizua ceremonia e nisjes së Kontigjentit të 16-të Paqeruajtës, për në Kabul, Afganistan.
Në këtë ceremoni morën pjesë Zv/ministri i Mbrojtjes, zoti Ekrem Spahia, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Kundëradmiral Kristaq Gerveni, Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Berdo, shefi i Zyrës së Koordinimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak të Turqisë në Tiranë, atasheu ushtarak turk, si dhe familjarë e të afërm të paqeruajtësve.
13 prill 2010
U zhvillua ditën e djeshme, në Uzinën e Mjekësit, Elbasan, inagurimi i instalimeve të linjave të reja për demontimin e lëndëve plasëse. Linjat e reja të instaluara janë kontribut i Mbretërisë së Danimarkës.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, morën pjesë, Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, Zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues të KUBIK-ut, përfaqësues të pushtetit vendor. Në këtë ceremoni nderuan me pjesëmarjen e tyre dhe ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë Karten Ankjaer Jensen, si dhe ambasadori i OSBE-së Robert Bosch.
02 prill 2010
Në Përvjetorin e Parë të Anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën më të madhe Euro-Atlantike, NATO, Forcat e Armatosura të RSH, kanë organizuar një sërë veprimtarish jubilare. Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u organizua Konferenca jubilare “Shqipëria - 1 vit në NATO”. Në këtë Konferencë, nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryeministri i RSH, SH.T.Z. Sali BERISHA, Ministri i Mbrojtjes, Zoti Arben IMAMI, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim MALAJ, Zv/ministrat e Mbrojtjes, XHUKA, SPAHIA, STAROVA, si dhe personalitete të larta civile dhe ushtarake të Forcave të Armatosura, përfaqësues ushtarakë të huaj të akredituar në vendin tonë etj.