Vizitë në vendin tonë e Komisionit te Kuvendit të Kosovës, për Mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë

27 prill 2010

Në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar, po zhvillon një vizitë në vendin tonë, një delegacion i Komisionit Parlamentar Kosovar për Mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni z. Berim Ramosaj.
Z. Berim Ramosaj dhe delegacioni që e shoqëronte, gjatë vizitës së tij u takua me Ministrin e Mbrojtjes z. Arben Imami. Gjatë takimit, Ministri Imami, informoi parlamentarët kosovarë për Memorandumin e Bashkëpunimit që është nënshkruar para disa kohësh, si dhe për punën që është nisur për zbatimin e tij, me trajnimin e disa ushtarakëve të FSK-së në akademinë tonë ushtarake, me rritjen e numrit të personelit ushtarak me mision në shtabin e KFOR-it dhe të FSK-së, etj.

Gjithashtu, Ministri Imami shprehu vlerësimet e tij maksimale për kontributin profesional e përkushtues që FSK dhanë gjatë përballimit të situatës së emergjencës së përmbytjeve në zonën veriore të vendit.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit Parlamentar Kosovar z.Ramosaj, falenderoi Ministrin Imami për pritjen e rezervuar, si dhe u shpreh entuziast për mirëinformimin që institucioni i mbrojtjes kishte për FSK dhe për Kosovën në përgjithësi. Nga ana e Ministrit Imami dhe institucionit që ai drejton, parlamentarët kosovarë morën garancinë e mbështetjes ndaj të gjithë procesit të rindërtimit të FSK, si një forcë dinamike dhe që është duke ecur sipas standarteve të NATO-s, ashtu sikurse dhe për rritjen e bashkëpunimit reciprok.
Delegacioni parlamentar kosovar zhvilloi dhe një vizitë njohëse në një nga njësitë elitë të FA të RSH, në Regjimentin Komando.






Media Sociale



Moti