Vizitë pune në vendin tonë, e Ekipit të Organizatës së Menaxhimit të Aleancës për Survejim Tokësor

27 prill 2010

Ka mbërritur këto ditë në vendin tonë për një vizitë pune, Ekipi i Organizatës së Menaxhimit të Aleancës për Survejim Tokësor.
Qëllimi i vizitës ishte njohja e autoriteteve shqiptare të mbrojtjes, me sistemin e “ NATO Alliance Ground Surveillance”.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, që merren me cështje të politikës së mbrojtjes, prokurimeve ushtarake, ekonomisë, menaxhimit të projekteve të modernizimit etj.
Gjatë vizitës së tij, Ekipi i Menaxhimit të Aleancës realizoi dhe një takim me drejtorin e SHP, Kolonel Foto Duro.






Media Sociale



Moti