Mbërrin në Tiranë ekipi i zgjeruar i NATO-s për takime pune dyditore me përfaqësues të MM dhe SHP, për ecurinë e zbatimit të Objektivave të Forcës

22 prill 2010

Në kuadër të ndihmës me ekspertizë për përmbushjen e paketës së Objektivave të Forcës, po zhvillohet në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, takimi me Ekipin e NATO-s, i kryesuar nga z.Frank Boland, Drejtor i Planifikimit të Forcës në Shtabin e NATO-s dhe përfaqësuesve të fushës së MM dhe SHP, të kryesuar nga Zv/Ministri i Mbrojtjes z. Arjan Starova dhe Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Kundëradmiral Kristaq Gerveni.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi bashkërisht me ekspertët shqiptarë, për ecurinë e zbatimit të Objektivave të Forcës 2008-2019, problematikat e hasura si dhe rruga përpara.

Ekipi i NATO-s u njoh nga Zv/MM z.Starova, me zhvillimet e përgjithshme të mbrojtjes, si dhe nëpërmjet përfaqësuesve të MM e SHP, me ecurinë e deritanishme në përmbushjen e objektivave të forcës, përditësimin e tyre si dhe vështirësitë e hasura.
Në përfundim të takimit, nga ekipi i NATO-s pritet që të jepen vlerësimet përkatëse, si dhe të përcaktohen detyrat për vijimësinë e ecurisë së zbatimit të objektivave të përcaktuara për të ardhmen.






Media Sociale



Moti