
22 prill 2010
Nisur nga lajmi i dhënë në një media televizive për një shpërthim të supozuar, të ndodhur në poligonin e malit të Zgarës, Librazhd, Shtabi Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sqaron se:
Gjatë demontimit të një shtimjeje 85 mm, pasi është djegur baruti, kapsolla nuk është zhvidhosur me çelës për arsye të ndryshkut si rezultat i qëndrimit të gjatë në depo. Për ta hequr atë, nga specialistët është përdorur mënyra mekanike. Si pasojë e këtij veprimi, një cifël e kapsollës ka goditur në themrën e këmbës së majtë tetar Hysni Xhaxhaj, efektiv i repartit AME, i cili ka pësuar një çarje të lehtë. Tetar Xhaxhaj-t i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë pranë spitalit të qytetit të Librazhdit dhe më pas është kthyer në banesën e tij në Brar të Tiranës.