Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 57-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut

15 nëntor 2011

Në ambientet e Hotel “Sheraton” Tiranë, po zhvillon punimet e saj Asambleja e Përgjithshme e 57-të e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Në punimet e kësaj Asambleje marrin pjesë  përveç përfaqësuesve nga rreth 43 vende të botës, (dy nga delegacionet përfaqësues të ATA-s dhe YATA-s, për secilin nga vendet) dhe Ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të RSH-së Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Zv.ministri i Mbrojtjes Z.Arjan Starova, gjeneralë dhe të ftuar të tjerë. Ky është viti i parë që një Asamble e përmasave të tilla të mbahet në vendin tonë, e cila u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin e Atlantikut të Shqipërisë si dhe me mbështetjen e NATO Public Democracy dhe Fondacionin Konrad Adenauer.

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, me detyrë Shef i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, i jepet grada madhore Gjeneralmajor

14 nëntor 2011

Me propozim të Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T.Z. Sali Berisha, në mbështetje të nenit 92, paragrafi “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Prof.Doc. Zoti Bamir Topi dekreton Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, me detyrë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së me gradën madhore Gjeneralmajor. 
 
Dekreti hyn në fuqi menjëherë. 

Nr. i Dekretit 7156, Tiranë, më 10.11.2011.

Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi priti sot Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës

10 nëntor 2011

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-së, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi priti sot dhe zhvilloi një takim kokë më kokë me Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi.
Më tej, takimi vijoi me paraqitjen e nje brifingu, ku Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, u njoh me Forcat e Armatosura Shqiptare, pas anëtarësimit në NATO.
Ky prezantim u përqendrua në çështjet e rishikimit Strategjik të Mbrojtjes dhe Rishikimit të Planifikimit të Mbrojtjes për kapacitetet.

Gjithashtu, u trajtuan proceset në rrugën integruese, ku një nga hapat e deritanishme është demilitarizimi i municioneve, heqja e materialeve të tepërta dhe pronave nga Forcat e Armatosura shqiptare, duke krijuar mundësinë për tu çliruar nga kjo barrë, për të qenë një forcë sa më operacionale.
Në këtë prezantim u vu theksi në rekomandimet e NATO-s dhe në përshtatjen  e tyre me ACT. Në këtë takim Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, pasi falenderoi për mikëpritjen, u shpreh për nevojën e bashkëpunimit strategjik por edhe për nevojën e shkëmbimit të dyanshëm në të gjitha fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Nga ana e tij, Gjeneral Gjunkshi, duke e falenderuar Gjeneral Selimin, theksoi se :” Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e Armatosura të RSH-së, në bashkëpunim dhe me partnerët tanë po diskutojnë dhe po rishikojnë strategjinë e Mbrojtjes në FA”.

Në fjalën e tij Gjeneral Gjunkshi, nënvizoi zbatimin e të gjitha rekomandimeve të partnerëve tanë të NATO-s, për të konsoliduar hap pas hapi strukturat, konceptet dhe tërë kapacitetet e nevojshme sipas rekomandimeve, si dhe shkëmbimin e projekteve dhe ideve dypalëshe, për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, për përballimin e situatave , sidomos për emergjencat civile.

Në fund të takimit Gjeneral Gjunkshi u shpreh se: “ Ju siguroj që mbështetja dhe bashkëpunimi i Forcave të Armatosura Të RSH-së, nuk do t’ju mungojë në të gjitha fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
Gjithashtu Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, ju rezervua një pritje korteziale nga Ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami.

Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të ushtarëve të rënë në të gjitha luftërat ku Italia ka marrë pjesë

04 nëntor 2011

Në ambientet e Ambasadës Italiane, u zhvillua ceremonia e ushtarëve të rënë në të gjitha luftërat ku Italia ka marrë pjesë. Në këtë ceremoni përkujtimore ishte i ftuar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH-së, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi me ftesë të ambasadorit Italian në Shqipëri Saba D’ELIA dhe Atasheut Ushtarak, Gjeneral Brigade Vito DELL’EDERA.

Zhvillohet stërvitja “Reagimi i Përbashkët-11"

03 nëntor 2011

Në bazë të Planit të Aktiviteteve dhe Veprimtarive Kryesore të FA-së për Vitin 2011 dhe trajnimin e komandave, shtabeve e trupës, nën drejtimin e Zv/Shefit të Shtabit Përgjithshëm të FA (ai dhe oficer që Kryen Stërvitjen), Gjeneral Brigade Sandër LLESHI, u zhvillua stërvitja Komando–Shtabi tre shkallësh dhe me pjesëmarrje të kufizuar trupash “Reagimi i Përbashkët 11” (Unified Response-11), nga data 31 tetor deri 01 nëntor 2011. Stërvitja bazohej në:Ligjin “Për Pushtet dhe Autoritet e Komandimit e Drejtimit Strategjik në FA”, “Direktivën e Ministrit të Mbrojtjes-2011, “Planin Kombëtar të Emergjencave Civile” “Udhëzimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së për Stërvitjen-2011”, “Direktiva e Stërvitjes së FARSH (DS 7-1) dhe “Urdhrit të SHSHPFA, Nr. 209 datë 19.04.2011”.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti