Mesazh Urimi

30 nëntor 2011

Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim, Gjeneral Stefan Abrial, I është drejtuar me një letër urimi me rastin e marrjes së gradës madhore Gjeneral Major Xhemal Gjunkshit Si më poshtë:
 
I dashur Xhemal,

Unë sapo jam informuar për marrjen e gradës nga ana juaj dhe do dëshiroja t’ju ofroja urimet e mia më të përzemërta. Jam I sigurt se një gjë e tillë është e merituar dhe reflekton besimin që liderët e vendit tuaj kanë tek ju.

Ju lutem më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi, t’ju them se sa I kënaqur dhe inkurajuar ndihem nga bashkëpunimi i shkëlqyer midis Forcave tuaja të Armatosura dhe Komandës së Aleancës për Transformimin dhe nuk mund të lë pa përmendur edhe punën e shkëlqyer që personeli juaj po kryen në shtabin tim.
Edhe njëherë ju lutem pranoni urimet e mia më të ngrohta për këtë promovim mëse të merituar”.
 
Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim
Gjeneral Stefan Abrial
 
Norfolk, 22 Nëntor 2011






Media Sociale



Moti