Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi drejton Takimin US-5 në Zagreb

24 nëntor 2011

Në datat 21-23 Nëntor 2011, në Zagreb, Kroaci zhvilloi me sukses punimet Konferenca e Shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut në formatin US-A5.
Në këtë Konferencë morën pjesë Shefat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë dhe vëzhgues të Kartës së Adriatikut ( Shqipëria, SHBA, Kroacia, Bosnje& Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia).
Të ftuar gjithashtu në Takim ishin   përfaqësues të NATO-s – JFC Napoli, nga Komuniteti evropian  etj.
Takimi u drejtua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi. Konferenca e cila u zhvillua në tre panele pati një tematike mjaft interesante.

Pas përshëndetjes nga Shefi kroat i Mbrojtjes e më pas nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi paraqiti një vlerësim të aktivitetit të kësaj iniciative për periudhën e kryesimit të Shqipërisë, por edhe disa nga drejtimet më të rëndësishme për të ardhmen.
Një   sërë  prezantimesh, debatesh, idesh  dhe propozimesh, të karakterizuara nga një nivel mjaft i lartë profesionalizmi ishin  objekt tematike për përgatitjen dhe  pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.
Një tematikë  mjaft interesante u hap për tendencat dhe sfidat për operacionet në periudhën post-ISAF, nën këndvështrimin e USEUCOM.

Takimi afroi gjithashtu një  debat mjaft interesant për  çështje të bashkëpunimit rajonal në mbrojtjen ajrore.
Pas një prezantimi nga ana e NATO-s, vendet e rajonit paraqitën interesin dhe qasjen e tyre për këtë projekt që do të jetë gjithashtu në fokus edhe të takimit të ministrave të mbrojtjes që do të zhvillohet në Tiranë pas pak ditësh.

Takimi u zhvillua në tre panele dhe vendi ynë kontribuoi me informacion, ide dhe propozime konkrete në secilin prej tyre.
Niveli i moderimit dhe i angazhimit nga pala shqiptare reflektoi në të gjitha vlerësimet që u komentuan nga të pranishmit.

Një numër takimesh bilaterale u zhvilluan nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Gjunkshi me kryesuesin e USEUCOM, Gjeneral Gardner e Admiral Montegomery, por edhe me Shefat e Mbrojtjes së Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë e Malit të Zi.
Në këto takime u vlerësua niveli i lartë i bashkëpunimit bilateral dhe u hodhën mjaft propozime për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në ta ardhmen.
Me këtë takim, vendi ynë mbylli presidencën e Iniciativës US-A5,  në nivel të Shefave të Mbrojtjes dhe Presidenca i kalon Bosnje& Hercegovinës.






Media Sociale



Moti