Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e pranimit të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në EUROMIL

18 nëntor 2011

Me rastin e pranimit të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në EUROMIL, Shefi  Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga kjo shoqatë.
Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti  Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, Z.Kujtim Cako, pasi falenderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi për pjesëmarrjen e tij, e njohu Gjeneral Gjunkshin me organizimin dhe funksionimin e kësaj organizate.

Duke vënë theksin në anëtarësimin e kësaj organizate në një organizatë ndërkombëtare të ushtarakëve evropiane, në Euromil, nënvizoi se:“ Kjo është e vetmja organizatë që mbron të drejtat dhe liritë themelore të ushtarakëve dhe familjeve të tyre. Dhe pikërisht këtu listohet edhe Shqipëria, si një vend në mbrojtje të të drejtave të ushtarakëve. Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve (AKUSH), si një nga shtyllat e demokracisë, është një shoqatë e demokracisë, është një shoqatë e demokracisë së lirë mbarëkombëtare, ligjore, gjithëpërfshirëse, pluraliste, joqeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse. Kjo shoqatë pa orientim partiak ka vetëm një mision fisnik, pra bashkimin e të gjithë kategorive të ushtarakëve, në pension, lë lirim, në rezervë, veteranë dhe aktiv, daljen me një zë në mbrojtje të të drejtave sociale dhe profesionale të ushtarakëve."

Më pas këtë ceremoni e përshëndeti dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi.
Në përshëndetjen e Tij, Gjeneral Gjunkshi, duke falenderuar Kryetarin dhe të gjithë anëtarët e Shoqatës për ftesën dhe duke ju uruar suksese në punën e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të ushtarakëve theksoi se: „Si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, e pranova me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur këtë ceremoni të thjeshtë në formë por mjaft kuptimplotë në përmbajtjen e saj jo vetëm për ju anëtarët e shoqatës por edhe për të gjithë ne ushtarakët aktivë si dhe brezat e shumtë të ushtarakëve të Shqipërisë. Sot, shoqata e juaj ka të drejtë të krenohet me arritjen e një prej  objektivave themelore të saj, atë të anëtarësimit në një ndër institucionet dhe forumet më prestigjioze ku diskutohet dhe ndërtohen strategji në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të ushtarakëve.

Jam informuar se realizimi i këtij objektivi nuk ka qenë rrugë e thjeshtë përkundrazi, ai është bërë i mundur falë punës, seriozitetit dhe angazhimit tuaj të vazhdueshëm në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të ushtarakëve.
Por, nëse anëtarësimi në këtë institucion është gjysma e punës suaj unë do të kërkoja të jeni po kaq të vendosur për të përmbushur edhe gjysmën tjetër atë të të qënit aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të ushtarakëve si në forumet brenda vendit ashtu dhe në ballafaqimet e përballjet në kuadër të Euromil-it.

Duke qenë i bindur për këtë më lejoni që në përfundim të fjalës sime të garantoj drejtuesit e shoqatës por edhe të gjithë ushtarakët si dhe të pranishmit në këtë aktivitet se MM dhe SHP do të vazhdojnë të jenë në krah të ushtarakëve shqiptarë për përmbushjen e realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore të cilat janë të sanksionuara me ligj.
 
Faleminderit!" 






Media Sociale



Moti