Letër Falenderimi!

16 nëntor 2011

Prefekti i Qarkut të Dibrës, më dt. 10.11.2011 i ka drejtuar një letër falenderimi Ministrit të Mbrojtjes, zotit Arben IMAMI, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal GJUNKSHI dhe Komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Gjeneral Brigade Abaz LLESHI, si më poshtë:

“Do të doja të përfitoja nga rasti, për të shprehur mirënjohjen time personale për institucionin tuaj të Ministrisë së Mbrojtjes e FARSH-së.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal, por edhe të të gjithë komunitetit të qarkut që unë përfaqësoj,t;ju falënderoj për ndihmën e dhënë nga Ju, në kuadër të emergjencës të krijuar nga zjarret e stinës.
Trupat Tuaja në këtë emergjencë, kanë treguar nivel shumë të lartë  ndërveprueshmërie, profesionale, bashkëpunimi e bashkërendimi.

Ndihma e tyre ka qënë jashtëzakonisht e denjë dhe tepër e vlerësuar jo vetëm nga ne, por edhe nga banorët e zonave të prekura nga flakët. Kjo, bazuar në faktin se strukturat ushtarake të varësisë Suaj, kanë treguar një mirëorganizim, efikasitet e përgjegjësi të lartë, gjatë bashkëveprimit me strukturat tona të emergjencave civile e popullsinë e zonës, në neutralizimin e shuarjen e zjarreve.

Personalisht, duke ju falënderuar edhe njëherë, do të doja të shprehja dëshirën e mirë që bashkëpunimi ynë, i cili nuk ka qenë vetëm për rastet e emergjencave, por edhe turizmin, ekologjinë etj, të vazhdojë dhe të konsiderohet edhe më shumë në të ardhmen. 
 
Me respekt e konsideratë të veçantë 

Prefekti i Qarkut Dibër
Z. Genci SHARKU






Media Sociale



Moti