Zhvillohet takimi përgatitor i Komitetit Ballkanik të Mjeksisë Ushtarake

13 mars 2010

Në kuadër të takimit vjetor të Komitetit Ballkanik të Mjeksisë Ushtarake, nga data 10 deri 13 mars, u organizua në vendin tonë, seminari përgatitor me përfaqësuesit e bordeve kombëtare të vendeve anëtare të këtij komiteti, ku morën pjesë delegacionet e Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Serbisë, Turqisë dhe Shqipërisë.
Shqipëria në këtë aktivitet, merr pjesë me statusin e vendit kandidat, status që zgjat për një periudhë kohore prej 2 vjetësh, për t’u bërë anëtar me të drejta të plota.
Ky takim i paraprin Kongresit të 15-të, të Komitetit Ballkanik të Mjeksisë Ushtarake, i cili do të zhvillohet në Greqi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj priti Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

02 mars 2010

Delegacioni i Nënkomisionit të Marëdhënieve Transatlantike të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i përbërë prej 24 personash dhe i kryesuar nga Senatori Sergio DE GREGORIO, zhvilloi një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj.
Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Foto Duro, Shefi i Kabinetit, të SHPFA kolonel Gjon Vorfi, si dhe drejtorë të drejtorive të SHPFA.
Gjeneral Malaj, pasi falenderoi Delegacionin Parlamentar për mbështetjen e dhënë në anëtarësimin në NATO, prezantoi shkurtimisht disa nga reformat më të rëndësishme që janë ndërmarrë në lidhje me transformimin e FASH.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti