Zhvillohet seminari “Specialistët Funksionalë të CIMIC", nga ekipi i JFC Napoli, me personelin ushtarak shqiptar të fushës

26 mars 2010

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Komandën e Bashkuar të NATO-s, Napoli, në ambjentet e Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes, u zhvillua seminari 4 ditor për Specialistët Funksional të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak”.
Qëllimi i këtij seminari ishte njohja e personelit ushtarak shqiptar të strukturave të BCU, me definicionin, synimin, komponentët, detyrat e funksionet kryesore të CIMIC, si dhe me organizimin strukturor të tij, në nivel taktik.
 Seminari organizohej nga Komanda e Bashkuar e NATO-s, Napoli , në bashkëpunim me Grupimin e CIMIC të Jugut, i kryesuar nga N/Kolonel Mario Di Leva.

Tematika e trajtuar në seminar ishte e larmishme, dhe në përputhje me synimet e CIMIC shqiptar, në plotësimin e Objektivit të Forcës për krijimin e ekipit të Specialistëve Funksionalë të CIMIC-ut shqiptar.
Në përfundim të aktivitetit, për personelin e CIMIC-ut shqiptar, pjesëmarrës në këtë aktivitet, u shpërndanë certifikata.






Media Sociale



Moti