Zhvillohet Konferenca “Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s dhe Shqiperia

25 mars 2010

Nё ambjentet e Komandёs sё Doktrinave dhe Stёrvitjes, nё auditoriumin “Gjeneral Enriko Telini”,  u organizua Konferenca mbi Konceptin e Ri Strategjik tё NATO-s. Qёllimi i kёsaj konference ishte sensibilizimi i opinionit publik dhe vecanёrisht ai akademik dhe ushtarak, pёr proceset qё po kryhen nё NATO, si dhe pёr tё kontribuuar nё kёto procese. Në këtë veprimtari mori pjesë Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, Zv/Ministrat e Mbrojtjes, Arjan Starova dhe Zana Xhuka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues nga Ministria e Jashtme, personalitete nga bota akademike, përfaqësues nga shoqëria civile, etj.

Konferencёn e pёrshёndeti Komandanti i Komandёs sё Doktrinave dhe Stёrvitjes, Gjeneral Brigade Sandёr Lleshi, i cili ndёr tё tjerash theksoi se: - “Vendi ynё, ndonёse njё vend i vogёl, i takon pёrgjegjёsia tё bёhet aktor nё proceset konceptuale, misionare, reformuese dhe strukturore qe kryen NATO”.

Nё fjalёn e tij, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami e vuri theksin nё rolin dhe misionin e aleancёs në “arkitekturën e re” të sigurisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ai foli për raportet mes NATO-s dhe BE-së, si struktura bashkëpunuese dhe jo konkurruese në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë. Nё konteksin e sfidave qё shtrohen para aleancёs pёr pёrballimin e rreziqeve dhe kёrcёnimeve, Ministri Imami, u ndal dhe nё objektivat e vendit tonё, tё cilat kёrkohen tё pёrmbushen nga ne mё sё miri, objektiva tё tilla si: sigurimi i kapaciteteve të reja për realizimin e një mbrojtje efektive kundër terrorizmit dhe sulmeve në rrjetet e internetit; transformim në mënyrën e planifikimit, organizimit dhe kryerjes të operacioneve; reformimi dhe organizimi strukturor, pёrgatitja e njё Force tё Armatosur më operacionale, struktura të sigurisë më efektive dhe më pak burokratike, me burime financiare e njerëzore të adresuara me prioritete”.

Mё tej, konferenca i vazhdoi punimet e saj me rubrika qё trajtonin problemet e prespektivёs shqiptare mbi mjedisin e sigurisё globale,rajonale e kombetare, nё dekadёn e dytё tё shekullit tё XXI; qëndrimi shqiptar mbi zhvillimet e Artikullit 5 të Traktatit të Washingtonit mbi mbrojtjen kolektive të Aleancës; qëndrimi i Shqipërisë mbi përmirësimin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes kolektive të Aleancës; transformimi i Aleancës, buxhetimi, proceset vendimmarrëse dhe pozicioni i Shqipërisë; qëndrimi mbi mbrojtjen e hapësirës ajrore të NATO-s në tërësi, si dhe i hapësirës tonë ajrore në veçanti, në situatat e Artikullit 5, si dhe në rastet renegate; qëndrimi i Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s etj.

Aktorёt e pёrfshirё nё diskutimet sipas rubrikave, kontribuuan nё sqarimin dhe prezantimin e hapave tё ndёrrmara, nё drejtim tё qёndrimeve tё vendit tonё, nё lidhje me ceshtjet e sigurisё e tё mbrojtjes, qёndrim i cili do ti pёrgjigjet dhe do tё pёrballojё nё mёnyrё efikase sfidat e sigurisё nё shekullin e XXI.






Media Sociale



Moti