
Me ftesё tё homologut turk, Gjeneral Ilker Başbuğ, Shefi i Shtabit tё Pёrgjithshёm i FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, mori pjesё nё simpoziumin e tretё pёr “Terrorizmin Global dhe Bashkёpunimin Ndёrkombёtar”, i cili i zhvilloi punimet nga data 16 deri 17 mars 2010, nё Ankara tё Turqisё.
Nё konferencё u trajtuan dhe u diskutuan tematika tё tilla qё lidheshin me veprimet qё duhen tё ndёrmerren nё luftёn globale kundёr terrorizmit, si dhe rikonceptimi i ri pёr Luftёn Antiterroriste.
Gjeneral Brigade Maksim Malaj, gjatё qёndrimit tё tij nё Turqi, u prit dhe nё njё vizitё pune nga homologu i tij turk, Gjeneral Başbuğ. Nё kёtё takim, u bashkёbisedua rreth fushave tё bashkёpunimit ushtarak midis tё dy vёndeve, si dhe pёr krijimin e mundёsive pёr projekte tё reja nё kёtё fushё.