Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Gjeneral Brigade Maksim Malaj, zhvilloi një takim pune me K/admiral Gerry Hueber

23 mars 2010

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Gjeneral  Brigade Maksim Malaj, priti në një takim pune, Drejtorin e N5 në Komandën e Forcës së Bashkuar të NATO-s (JFC) në Napoli, K/admiral Gerry HUEBER, i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak i SHBA-së.
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Malaj dhe K/Admirali HUEBER, diskutuan për operacionin e përbashkët të nxjerrjes së anijeve të mbytura shqiptare në Pashaliman dhe në Sazan, si dhe u ra dakort që bashkëpunimi në këtë fushë të vazhdojë dhe në të ardhmen.
Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, K/admirali HUEBER, u takua dhe me Zv/ministrin e Mbrojtjes Z. Ekrem SPAHIU.






Media Sociale



Moti