Zhvillohet stërvitja “Crisis Management Exercise, CMX-09”

10 mars 2010

Prej datës 04 deri më 10 mars 2010 në ambjentet e Qendrës së Bashkuar Opercionale të MM, u zhvillua stërvitja “Crisis Management Exercise CMX - 09”. Kjo stërvitje u drejtua  nga Zv/Ministre e MPJ zj. Edith HARXHI. Në këtë stërvitje u përfshinë disa dikastere të ndryshme si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Sherbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Brendshme, Ministria e Shendetësisë, Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Departamenti i Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Presidenca dhe Përfaqësia e RSH në Bruksel.

Qëllimi kryesor i stërvitjes ishte: praktikimi i procedurave të menaxhimit të situatave të krizave në nivelin politiko-strategjik, aktivizimi i stafeve,  strukturave vendimmarrëse civile dhe ushtarake në vendet e NATO-s dhe arritja e një vendimarrje kolektive me konsensus në kohën e duhur.
Stërvitja u zhvillua me intesitet situatash dhe larmi ngjarjesh të përafërta me ç’farë ndodh sot në të gjitha vendet e NATO-s dhe në botë.

Ekipi i angazhuar, tregoi seriozitet ne përpunimin e situatave dhe marrjen e vendimit përkatës në kohë. Pjesmarrësit u falenderuan nga drejtuesi i ekipit, të cilët gjithashtu falenderuan personelin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për krijimin e kushteve të plota për mbarëvajtjen e stërvitjes sipas parametrave teknike të duhura të NATO-s.






Media Sociale



Moti