Iniciativa e shefave të Shtabit të vendeve të Ballkanit-instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal

22 maj 2013

Konferenca e 7-të e shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit në sesionin e dytë të saj ka vijuar me prezantimet e raporteve vjetore të grupit koordinator, nëngrupit të kërcënimeve asimetrike dhe nëngrupit të edukimit, trajnimit dhe stërvitjes. Gjatë prezantimeve, shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit janë njohur me ecurinë 1-vjeçare të aktiviteteve të realizuara nga strukturat përgjegjëse në Forcat e Armatosura të vendeve anëtare të iniciativës.
Gjatë sesionit të dytë, përfaqësuesit e vendeve anëtare të iniciativës së shefave të Shtabeve të Ballkanit, kanë informuar rreth kapaciteteve kombëtare në fushën e mbrojtjes të çdo vendi, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushat ekzistuese, si dhe identifikimin e fushave të reja me interes reciprok.

Lexo më shumë...

Zhvillohet konferenca e 7-të e shefave të Shtabit të vendeve të Ballkanit

22 maj 2013

Ka nisur sot, punimet nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, konferenca e 7-të e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit.
Në këtë konferencë të organizuar në ambientet e Hotel “Tirana Internacional” marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Gjithashtu, me statusin e të ftuarit marrin pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO dhe Bashkimit Europian.

Lexo më shumë...

Tirana mirëpret Konferencën e 7-të të Shefave të Shtabit të vendeve të Ballkanit

21 maj 2013

Në datat 21-23 maj 2013, në vendin tonë do të zhvillohet Konferenca e 7-të e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit. Në këtë konferencë do të marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Gjithashtu, me statusin e të ftuarit do të marrin pjesë Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO dhe bashkimit Evropian.

Konferenca e drejtuesve më të lartë ushtarakë të vendeve të Ballkanit do të ketë në fokus thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në çështje të arsimimit, komunikimit, luftës kundër terrorizmit, menaxhimit të informacionit, komunikimit satelitor dhe mbrojtjes kibernetike.

Lexo më shumë...

SHSHP i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes “Rreth-Grethi ‘13”

20 maj 2013

Sot paradite, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes fushore “Rreth-Grethi ‘13”, në poligonin e Rreth-Grethit, Kavajë, me efektivat e batalionit të tretë të këmbësorisë, Poshnje. Qëllimi i stërvitjes 20 ditore është kompaktësimi në nivel skuadre, toge, kompanie dhe batalioni, duke synuar rritjen e nivelit operacional të strukturave të batalionit, si dhe aftësive profesionale të drejtuesve të stërvitjes. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, përfaqësues të CUBIC, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtorë drejtorish në SHP, etj. Ceremonia u hap nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili në fjalën e tij vlerësoi stërvitjen si prioritet të parë për të gjitha njësitë dhe repartet e Forcës Tokësore.

Lexo më shumë...

SHSHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes “Biza ‘13”

17 maj 2013

Sot paradite, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar, me rastin e përmbylljes së stërvitjes “Biza ‘13”, në Poligonin Kombëtar të Bizës. Të pranishëm në këtë ceremoni përmbyllëse ishin edhe Komandantët e Forcave dhe të strukturave pjesëmarrëse, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP. Në fjalën përshëndetëse të Stërvitjes “Biza ‘13”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Gjunkshi shprehu rëndësinë e zhvillimit të kësaj stërvitje për Forcat e Armatosura, pasi në to dëshmohen aftësitë operacionale të strukturave dhe përgatitja shumë-planëshe për të realizuar detyrat e misionit.

Lexo më shumë...

SHSHP i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në ditën e dytë të takimit të shefave të Mbrojtjes në Bruksel

15 maj 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, sëbashku me shefat e Mbrojtjes së vendeve të NATO, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme takimin e 169 të Komitetit Ushtarak të NATO, në Shtabin Qendror të NATO, në Bruksel. Në ditën e dytë, takimi i Komitetit Ushtarak të NATO, u fokusua në çështjet e transformimit të NATO, veçanërisht në implementimin e Forcave të Konektuara (Onnected Forces Initiative) dhe në “Mbrojtjen e Mençur” (Smart Defence). Gjithashtu, një vëmendje e veçantë në takim iu kushtua efektshmërisë së lartë për stërvitjet për vitin 2015, sidomos për NRF. Më tej, takimi ka vijuar me një përditësim për strukturën komanduese të NATO.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti