Në KDS nis punimet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e përdoruesve të sistemit JCATS

07 maj 2013

Nga datat 7-10 maj 2013, në Qendrën e Simulimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes , zhvillohet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Vjetore i përdoruesve të sistemit JCATS. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 12 vende të ndryshme, përfaqësues nga struktura e institucione arsimore të FA, përfaqësues nga struktura e institucione qeveritare që operojnë në fushën e sigurisë. Në ceremoninë e hapjes së konferencës marrin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, atashe ushtarak të akredituar në vendin tonë, komandantë forcash dhe drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm.

Lexo më shumë...

Zhvillohet analiza mbi aktivitetin e SHP dhe strukturave të FA për muajt mars - prill 2013

06 maj 2013

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, sot në mesditë, u zhvillua analiza mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të Forcave të Armatosura për muajt mars - prill 2013, me pjesëmarrjen e zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandantëve të forcave kryesore dhe drejtorëve të drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit për vitin 2013, detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen, si dhe planifikimi dhe realizimi i stërvitjeve individuale dhe kolektive të FA, sipas standardeve të NATO.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mesazh urimi komandantit të kontingjentit 12-të paqeruajtës me mision në Herat, Afganistan

06 maj 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, sot i ka dërguar një mesazh urimi komandantit të kontingjentit 12-të paqeruajtës me mision në Herat, Afganistan. Në vijim teksti i plotë i mesazhit të urimit.

“Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë, efektiv të kontingjentit 12-të paqeruajtës me mision në Herat, Afganistan, kam kënaqësinë t’ju falënderoj për profesionalizmin, guximin dhe trimërinë që po tregoni në përmbushjen me sukses të misionit.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, kurora me lule në ditën e Dëshmorëve të Atdheut

5 maj 2013
Është përkujtuar sot me respekt dhe përulje dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të RSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vendosën një kurorë me lule në monumentin e “Nënë Shqipëri”, në shenjë respekti të thellë për veprën dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast në “Varrezat e Dëshmorëve” morën pjesë presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, kryetari i Këshillit të Ministrave, z. Sali Berisha, etj. Pas përfundimit të ceremonisë tek monumenti “Nënë Shqipëri”, ministri i Mbrojtjes, Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi kryen homazhe dhe vendosën një kurorë me lule pranë varrezave ku prehen trupat e pajetë të pilotëve që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura dhe kanë dhënë jetën në krye të detyrës, si dhe në varrin e dëshmorit më të ri të FA, kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit paqeruajtës në Kandahar, Afganistan, më 20 shkurt të vitit të kaluar. Ministri Imami dhe gjeneral Gjunkshi u takuan me familjarët e të rënëve dhe shprehën ngushëllimet më të thella.

SHSHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mesazh urimi me rastin e Pashkëve Ortodokse

05 maj 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e Pashkëve Ortodokse, për të gjitha personelin që shërben në radhët e FARSH.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura! Festa e Pashkëve më jep kënaqësinë e veçantë të uroj të gjithë besimtarët ortodoks sot, Gëzuar Pashkët! Shëndet, mirëqenie dhe mbarësi për ju dhe për familjet tuaja!

Kjo ditë është një ngjarje e shënuar për të gjithë besimtarët ortodoksë, pasi ajo simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe rikthimin e besimit e të shpresës, për një jetë më të lumtur dhe më të mirë.

Lexo më shumë...

100 vjet Shtab i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura - 100 vjet histori

03 maj 2013

Sot paradite, në ambientet e Auditoriumit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u kremtua 100-vjetori i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në këtë ditëlindje të njëqindtë të Shtabit të Përgjithshëm të FA merrnin pjesë ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrat e Mbrojtjes znj. Arta Musaraj dhe z. Ekrem Spahiu, komandanti I Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandantët e forcave, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, ish-shefa të shtabit ndër vite, familjarë të tyre, personalitete të larta, si dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve të NATO dhe atyre partnere.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti