SHSHP i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në takimin e 169 të Komitetit Ushtarak të NATO, në Bruksel

14 maj 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pas vizitës së suksesshme në Mons, Belgjikë, me rastin e ndërrimit të komandantit të SACEUR, ka vijuar axhendën e tij zyrtare në takimin e 169 të Komitetit Ushtarak të NATO, në Bruksel.

Shefat e Mbrojtjes së vendeve të NATO, janë mbledhur së bashku në Shtabin Qendror të NATO, Bruksel, për takimin e 169 të Komitetit Ushtarak të NATO, i cili mbahet në datat 14-15 maj. Ky është takimi i dytë i radhës për vitin 2013 në këtë lloj formati.

Lexo më shumë...

SHSHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të SACEUR

13 maj 2013

Sot në SHAPE, Mons u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO në Evropë (SACEUR). Gjeneral Philip M. Breedlove, i Forcave Ajrore të SHBA, mori në dorëzim detyrën e lartë si komandant i Komandës Aleate për Operacionet (ACO), duke zëvendësuar Admiral James Stavridis, i cili largohet nga kjo detyrë pas katër viteve të suksesshme. Breedlove do të jetë komandanti i shtatëmbëdhjetë amerikan që mban këtë post prestigjioz. Përveç shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATO, pjesëmarrës e të ftuar në ceremoni ishin edhe Përfaqësuesit e Përhershëm, Përfaqësuesit Ushtarakë në NATO HQ, Përfaqësuesit Ushtarakë në SHAPE, si dhe të ftuar të tjerë.  

Lexo më shumë...

Admiral Stavridis, letër falënderimi SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

13 maj 2013

Komandanti i Komandës Supreme Aleate në Europë, admiral Xheims Stavridis i ka dërguar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, një letër falënderimi me rastin e përfundimit të detyrës si komandant i Komandës Supreme Aleate në Europë.

“Duke qenë se mandati im si komandant i Komandës Supreme Aleate në Europë është drejt përfundimit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme gjatë mandatit tim. Gjatë katër viteve të fundit, NATO ka ndërmarrë procese transformimi të konsiderueshme, duke siguruar një lidhje të qëndrueshme me ambientin dinamik të sigurisë së sotme globale.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në ceremoninë e dekorimit të admiral , James G. Stavridis (SACEUR)

10 maj 2013

Më datën 10 maj 2013, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes”, Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Europë, admiral James G. Stavridis, në një ceremoni të veçantë të organizuar në Shtabin Qendror të Komandës së Aleancës për Operacionet (SHAPE), në Casteau, në veri të qytetit Mons, Belgjikë. Medalja me motivacionin “Për vëmendjen e veçantë dhe kontributin e admiral Stavridis për transformimin dhe modernizimin e FARSH dhe për integrimin e plotë të vendit tonë në NATO” i akordohet admiral Stavridis nga presidenti Republikës, SH.T. Bujar Nishani, në përfundimin e detyrës.

Lexo më shumë...

Kremtohet 55-vjetori i krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura

10 maj 2013

Sot paradite, në auditoriumin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia jubilare me rastin e 55-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura. Në këtë aktivitet merrnin pjesë, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandantët e forcave dhe njësive, drejtorë të drejtorive në MM dhe SHPFA, rektorë të universiteteve, ish-komandantë dhe pedagogë të institucionit, studiues si dhe të ftuar të tjerë. Kolonel Agim Sula, komandant i AFA, në fjalën e hapjes bëri një përshkrim të rrugës 55- vjeçare të këtij institucioni të rëndësishëm për arsimin ushtarak, i krijuar vetëm një vit pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Të pranishmit në aktivitet i përshëndeti zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, e cila shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në aktivitet në këtë çast jubilar, historik dhe inspirues për Forcat e Armatosura dhe Mbrojtjen Shqiptare”.

Lexo më shumë...

SHSHP i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, merr pjesë në konferencën shkencore të 55-vjetorit të krijimit të AFA

09 maj 2013

Është zhvilluar paraditen e sotme në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes një konferencë shkencore me rastin e 55-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të fushës akademike merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, drejtorë të drejtorive në MM dhe SHPFA, drejtues dhe pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura, kursantë të Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, etj.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti