Ngjarje e rende ne Sinanaj-Tepelene

06 maj 2006

Rreth ores 13.30 ne Sinanaj-Tepelene, si rezultat i nje shkendije te inicuar nga procesi i punes per demontimin e municioneve nga ekipi i specialisteve te Komandes se Mbeshtetjes Logjistike, ka ndodhur nje shperthim i menjehershem flake dhe me pas eshte shoqeruar ne nje proces zinxhir eksplozimi i depove ne afersi.
Menjehere ne vendngjarje me helikopter, ka shkuar nje ekip nga Shtabi i Pergjithshem i FA dhe Komanda e Mbeshtetjes Logjistike si dhe eksperte te Policise Ushtarake, me qellim vendosjen e situates nen kontroll dhe ne bashkepunim me organet e qeverisjes vendore dhe Policine e Shtetit te shmangin demtimet ne popullsine civile.

Per gjate gjithe nates ne rajon jane vendosur trupa nga njesite e Forcave Tokesore si dhe njesite e specilaizuara te Komandes se Mbeshtetjes Logjistike dhe nje ekip i perforcuar i Shtabit te Pergjithshem per monitorimin e plote te situates dhe minimizimin e demeve.
Nga shperthimi, i cili vazhdoi per nje kohe te gjate, u shkaterruan depot si dhe shume municione jane shperndare ne nje siperfaqe te konsiderueshme per rreth depove dhe me ne thellesi te rajonit.  Si rezultat i flakeve te menjehershme dhe shperthimeve ka humbur ne mes flakeve tetar Namik Gjolena, eshte plagosur rende rreshter Ardian Hanaj, si dhe me lehte rreshter Ylli Hysko, dhe Xhovalin Margegaj.

Te demtuarit i jane neshtruar trajtimit mjekesor, fillimisht ne Gjirokaster dhe me pas me Helikopter jane transportuar per nje trajtim me te specializuar ne Spitalin " Nen Tereza" ne Tirane. Reshter Ardian Hanaj, duke qene se ishte ne nje gjendje te rende shendetesore eshte derguar per nje trajtim me intensiv ne Itali.
Te plagosurit u vizituan nga Ministrat, Mediu e Cikuli si dhe nga shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA Pellum Qazimi dhe zevendes Ministri i Mbrojtjes Karabina, Xhuka dhe gjeneral Hoxha, zevendeshsefi i Shtabit te Pergjithshem te FA.

Ndihma e ofruar per rreshter Hanajn erdhi si rezultat i kujdesit te drejtperdrejte te treguar nga Ambasada Italiane ne Tirane me Ambasadorin Januci, te cilet ne nje kohe rekord me nje avion te posacem u transportua nga Rinasi ne drejtim te Italise. Ne aeroportin e Rinasit, ai u percoll nga te afermit, Ambasadori Jonuci, zevendesministri Karabina dhe gjeneral Hoxha.
Ne vendngjarje tashme te vendosur plotesisht nen kontroll ishin ministri i Mbrojtjes, Mediu si dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem gjenerallejtenant Pellumb Qazimi, te cilet u takuan edhe me banoret e zones per rreth.
Aktualisht situata eshte drejt qetesimit, por rreziku eshte i pranishem edhe per disa kohe.







Media Sociale



Moti