
07 gusht 2014
Very Simple Image Gallery:
No images found in folder /var/www/aaf.mil.al/images/galeria/2014/gusht/07/
Nga data 06 gusht 2014, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vizitë është vijim i bashkëpunimit ushtarak në rritje ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e stërvitjeve të përbashkëta dhe arsimim-edukimit.
Gjeneral Bazo është pritur në një takim zyrtar nga zëvendësshefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Marshal (gjeneral) Sir Stuart Peach. Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak dhe sidomos kontributi dhe mbështetja e Forcave të Armatosura Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të FARSH në strukturat euroatlantike të sigurisë, si dhe është diskutuar për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen.
Vizita vijoi më tej me takimin me komandantin e Përgjithshëm të Marinsave Mbretërore, gjeneralmajor Martin Smith, me të cilin u diskutua për stërvitjen e ardhshme të përbashkët “Albanian Lion 14”, e cila do të zhvillohet në Shqipëri në muajt në vijim.
Më datë 08 gusht 2014, gjeneral Bazo do të jetë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentes shqiptare, nëntogere Ana Allani, e cila përfundon me sukses studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Pjesëmarrja në këtë ceremoni dhe takimi me komandantin e Akademisë, gjeneralmajor Stuart Skeates, përmbyllin edhe vizitën e SHSHPFA në Mbretërinë e Bashkuar.