
17 dhjetor 2015
Në mjediset e Policisë Ushtarake u zhvillua ceremonia ushtarake për dorëzimin dhe marrjen e detyrës së komandantit të Policisë Ushtarake. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, gjeneralë, ish - komandantë dhe titullarë të MM/SHPFA.
07 dhjetor 2015
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Në ceremoni, e cila u zhvillua në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Të pranishëm ishin gjithashtu ambasadori i Gjermanisë, z. Helmut Hofmann, ambasadori i Turqisë, z. Hidayet Bayraktar, ambasadori i Greqisë, z. Leonidhas Rokanas, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.
04 dhjetor 2015
Sot, në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, u festua 103 - vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të i FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, anëtarë të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë si dhe gjeneralë, drejtorë, atashe ushtarakë të vendeve të NATO të akredituar në Tiranë, dhe familjarë të pjesëtarëve të FA.