Forcat e Armatosura operojnë me sukses në emergjencën civile në Qarkun e Shkodrës

11 dhjetor 2010, ora 08.00

Si rezultat i përmirësimit të situatës hidrike, niveli i ujit në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër ka pësuar rënie edhe gjatë ditës së djeshme.
Strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim dhe koordinim të pandërprerë me strukturat e Pushtetit Vendor, vazhdojnë ndjekjen e operacionit “Emergjenca Civile”, në ndihmë të komunitetit në Qarkun Shkodër.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Maksim Malaj vazhdon të jetë në krye të forcave ushtarake pjesëmarrëse në operacionin “ Emergjenca Civile”, në Qarkun Shkodër.

Lexo më shumë...

U zhvillua ceremonia e diplomimit të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen dhe Kursit të Oficerit të Shtabit, në Akademinë e Mbrojtjes, në KDS

10 dhjetor 2010

Në ambientet e Akademisë së  Mbrojtjes, u zhvillua ceremonia e diplomimit të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Agim Lala, Komandanti i Akademisë së Mbrojtjes Kolonel Kristaq Xharo, titullarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe përfaqësues të trupit diplomatic të akredituar në vendin tonë.
Pas fjalës së hapjes që mbajti Komandanti i Akademisë së Mbrojtjes Kolonel Kristaq Xharo, të pranishmit në ceremoni i përshëndeti Ministri i Mbrojtës Z. Arben Imami.

Lexo më shumë...

Vazhdon angazhimi i Forcave të Armatosura në operacionin e Emergjencave Civile

10 dhjetor 2010, ora 08.00

Si rezultat i përmirësimit të situatës hidrike, niveli i ujit në zonat e përmbytura, Shkodër ka pësuar rënie. Strukturat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Pushtetit Vendor dhe nën drejtimin e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile vazhdojnë pandërprerë  operacionin në ndihmë të komunitetit dhe ndjekjen e situatës në Qarkun e Shkodrës.
Njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura në operacion kanë përqendruar gjatë ditës së djeshme punën në Bashkinë e Shkodrës dhe Komunat: Bushat, Dajç, Bërdicë, Ana e Malit, Guri i Zi dhe Postribë për evakuimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave për popullsinë dhe të bazës ushqimore për blegtorinë.

Lexo më shumë...

Forcat e Sigurisë së Kosovës shtojnë forcat dhe mjetet në mbështetje të operacionit humanitar në Shkodër

09 dhjetor 2010

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shtuar angazhimin e tyre në operacionin “Emergjenca Civile” në zonat e përmbytura, në Qarkun e Shkodrës. Që në ditën e parë të emergjencës civile Forcat e Sigurisë së Kosovës dërguan në zonat e emergjencave një efektiv prej 59 vetësh, 14 mjete transporti dhe 2 motovarka.

Ndërsa tani forcat dhe mjetet e ardhura nga Qeveria e Kosovës kanë arritur në numër përkatësisht:

- Forca 106
- Mjete transporti 34
- Mjete speciale (xheniere )4
- Mjete lundruese 4

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi inspekton Bazën e Menaxhimit të Ndihmave të operacionit “Emergjenca Civile” në Gjadër

09 dhjetor 2010

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Z. Lulëzim Basha, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Maksim Malaj dhe Zv/Ministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, inspekoi bazën operacionale në Gjadër. Presidenti Topi ka zhvilluar një takim me trupat komando të Forcës Tokësore në Gjadër.
Gjatë këtij takimi Presidenti Topi ka përgëzuar trupat për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në shërbim të komunitetit gjatë shpërndarjes së ndihmave.

Lexo më shumë...

FA vazhdojnë angazhimin në përballimin e situatës në Qarkun e Shkodrës

09 dhjetor 2010, ora 08.00

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj, Zv/Ministrat e Mbrojtjes: Zana Xhuka dhe Ekrem Spahiu, kanë inspektuar gjatë ditës së djeshme zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Si rezultat i përmirësimit të situatës hidrike, niveli i ujit në zonat e përmbytura, të Qarkut të Shkodrës ka rënie.
Strukturat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Pushtetit Vendor vazhdojnë pandërprerje ndjekjen e situatës së krijuar nga përmbytjet. Forcat e Armatosura vazhdojnë të kryejnë operacione për transport e shpërndarje ndihmash për popullsinë dhe transport e shpërndarje të bazës ushqimore për blektorinë.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti