Ambasadori i Republikës së Kroacisë, Darko JAVORSKI u takua me drejtues të lartë ushtarak të FARSH

 

 

 

15 dhjetor 2010

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm, Ambasadori i Republikës së Kroacisë Darko JAVORSKI, zhvilloi takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Maksim MALAJ dhe  Zv/Shefin  e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Sandër LLESHI.
Takimet u zhvilluan me rastin e përfundimit të afatit të qëndrimit të Ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Shqipëri, detyrë të cilën e kishte filluar 5- vjet më parë. 
Ambasadori i Kroacisë, Darko JAVORSKI shprehu kënaqësinë për punën që ka bërë gjatë pesë viteve në Shqipëri dhe vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat përfshirë këtu dhe ato në fushën ushtarake. 

Lexo më shumë...

Vazhdon angazhimi i strukturave të FARSH për përballimin e situatës së krijuar në Qarkun e Shkodrës

16 dhjetor 2010

Strukturat e FA në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e pushtetit vendor kanë ndjekur situatën në zonën e përgjegjësisë dhe vijojnë operacionin në ndihmë të komunitetit në Qarkun Shkodër. Zv/Ministri Mbrojtjes zoti Ekrem SPAHIA morri pjesë në mbledhjen e komitetit Ndërministror për emergjencat civile, në Shkodër. Ambasadori Amerikan ne vendin tone zoti Aleksandër ARVIZU bëri një vizite ne ambientet e prefekturës Shkodër ku vizitoi gjithashtu dhe Qendrën Operacionale te Emergjencave Civile.
Aktiviteti kryesor i FA është përqendruar në furnizimin me produkte jetike për jetën të popullsisë (me ushqime dhe ujë i pijshëm) si dhe në përforcimin e argjinaturave të argjinaturës së Torrovicës dhe Samrishtit.

Lexo më shumë...

FARSH vazhdojnë operacionin në ndihmë të komunitetit në Qarkun e Shkodrës

15 dhjetor 2010

Situata në Qarkun Shkodër vjen duke u përmirësuar, niveli i ujit në zonat e përmbytura vazhdon të bjerë. Strukturat e FA në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e pushtetit vendor kanë ndjekur situatën në zonën e përgjegjësisë dhe vijojnë operacionin në ndihmë të komunitetit në Qarkun Shkodër.
Vëmendja kryesore e operacioneve mbetet furnizimi i popullatës me produkte jetike për jetën (ushqime dhe ujë i pijshëm) si dhe përforcimi i argjinaturave të dëmtuara nga përmbytjet, veçanërisht të argjinaturës së Torrovicës dhe Samrishtit.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura vazhdojnë operacionin në ndihmë të komunitetit, në Qarkun e Shkodrës

14 dhjetor 2010, ora 08.00

Në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër situata është drejt përmirësimit. Niveli i ujit ka vazhduar të ketë rënie, si rezultat i përmirësimit të situatës hidrike.
Strukturat e FA në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e pushtetit vendor kanë ndjekur situatën e krijuar dhe vazhdojnë operacionin në ndihmë të komunitetit në Qarkun Shkodër.
Aktiviteti kryesor i FA është përqendruar në furnizimin me produkte jetike për jetën të popullsisë (me ushqime dhe ujë i pijshëm) si dhe në përforcimin e argjinaturave të dëmtuara nga përmbytjet.

Lexo më shumë...

FA vazhdojnë me sukses angazhimin në emergjencën civile në Qarkun e Shkodrës

13 dhjetor 2010, ora 08.00

Situata në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër është drejt përmirësimit. Strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim dhe koordinim të pandërprerë me strukturat e Pushtetit Vendor, vazhdojnë plotësimin e detyrave të  operacionit “Emergjenca Civile”, në ndihmë të komunitetit në Qarkun Shkodër.
Ministri i Brendshëm Z.Lulëzim Basha, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Maksim Malaj dhe Zv/Ministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, vazhdojnë të inspektojnë dhe të ndjekin nga afër operacionin në ndihmë të komunitetin në zonat e përmbytura.
Në realizimin e Planit të Emergjencave, edhe gjatë ditës së djeshme, njësitë dhe repartet ushtarake janë përqendruar në Bashkinë Shkodër, Komunat: Bushat, Dajç, dhe Bërdicë.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura operojnë me sukses në emergjencën civile në Qarkun e Shkodrës

12 dhjetor 2010, ora 08.00

Përmirësimi i motit ka sjellë dhe rënie të nivelit të ujit në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër edhe gjatë ditës së djeshme. Strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim dhe koordinim të pandërprerë me strukturat e Pushtetit Vendor, vazhdojnë ndjekjen e operacionit “Emergjenca Civile”, në ndihmë të komunitetit në Qarkun Shkodër. Operacionet e njësive dhe reparteve ushtarake janë përqendruar në Bashkinë Shkodër, Komunat: Bushat, Dajç dhe Bërdicë. Në Digën e Torovicës, efektiva të Forcave të Armatosura, kanë punuar në forcimin e argjinaturës, për të evituar rrezikun e çarjes së saj.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti