
29 dhjetor 2010
Strukturat e FA-së në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e pushtetit vendor kanë ndjekur dhe monitoruar pa ndërprerje situatën e emergjencave civile në Prefekturën Shkodër dhe kanë kryer operacione të transportimit dhe shpërndarjes së mallrave ushqimore, si dhe përmirësim argjinature.
Në datën 27 dhe 28.12.2010 vëmendja është përqendruar në përforcimin e argjinaturave në Komunën Dajç dhe shpërndarja e ndihmave në të gjitha komunat e tjera të Qarkut Shkodër.
Në ora 18.30, datë 27.12.2010 u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror te EC e cila u drejtua nga Prefekti i Qarkut Shkodër zoti Maxhit CUNGU dhe Gjeneral Brigade Viktor BËRDO.
Për datën 27.12.2010, në operacion kanë marrë pjesë:
- 128 forca,
- 24 mjete transporti.
Në datën 28.12.2010 Zv/Ministri i Mbrojtjes, zoti Ekrem SPAHIU, në zbatim të detyrave të Komunitetit Ndërministrorë të Emergjencave Civile, ka ndjekur aktivitetin e Emergjencave Civile në Velipojë.
Për datën 28.12.2010, në operacion kanë marrë pjesë:
- 76 forca,
- 21 mjete transporti.
Në repartet e Forcave të Armatosura vazhdojnë të zhvillohen Analizat e Punës Vjetore me pjesëmarrjen e eprorëve të lartë ushtarakë dhe civilë.