Forcat e Armatosura vazhdojnë angazhimin në situatën e krijuar në Qarkun e Shkodrës

 

 

 

27 dhjetor 2010

Strukturat e FA-së në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e pushtetit vendor kanë ndjekur dhe monitoruar pa ndërprerje situatën e emergjencës civile në Prefekturën Shkodër dhe kanë kryer operacione të transportimit dhe shpërndarjes  së mallrave ushqimore, koncentrate për blegtorinë  si dhe përmirësim argjinature.
Pika kritike mbetet përforcimi i argjinaturave në Komunën Dajç dhe shpërndarja e ndihmave  në të gjitha komunat e tjera të Qarkut Shkodër.

Në datë 26.12.2010 u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të EC e cila u drejtua nga Prefekti i Qarkut Shkodër, zoti M.CUNGU. Në komunikatë u theksua  rëndësia e aktivitetit të njësive dhe reparteve ushtarake në realizimin e Planit të Emergjencave, e cila ka rezultuar në një bashkëpunim të mirë me Komitetin e Emergjencave Civile dhe me Autoritetet Vendore të Qarkut . Vëmendja është përqendruar në përforcimin e argjinaturave në Komunën e Dajçit dhe shpërndarjen e ndihmave  në të gjitha komunat e tjera.
Si rezultat i përmirësimit të situatës angazhimi i forcave dhe mjeteve të FA po reduktohet.

Për datën 24.12.2010,në operacion kanë marrë pjesë:

- 411 forca,
- 85 mjete transporti,
- 19 mjete speciale,
- 14 mjete lundruese
- 1 helikopter.

Për datën 25.12.2010, në operacion kanë marrë pjesë:

- 263 forca,
- 55 mjete transporti,
- 18 mjete speciale,
- 6 mjete lundruese.

Për datën 26.12.2010, në operacion kanë marrë pjesë:

- 51 forca,
- 6 mjete transporti.

 

 

 






Media Sociale



Moti