Forcat e Armatosura vazhdojnë angazhimin maksimal në përballimin e situatës në zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër

24 dhjetor 2010

Strukturat e FA-së në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e pushtetit vendor kanë ndjekur dhe monitoruar pa  ndërprerje situatën e emergjencave civile në Prefekturën Shkodër dhe kanë kryer operacione të transportimit të njerëzve, gjasë së gjallë, transportim koncentratesh dhe mallrash ushqimore, si dhe përmirësim argjinature.
Pika kritike mbetet përforcimi i argjinaturave në Komunën Dajç dhe shpërndarja e ndihmave  në të gjitha komunat e tjera të Qarkut Shkodër.

Gjeneral Brigade Vladimir QIRIAZI mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të EC për Qarkun Shkodër i cili theksoi se: “Në realizimin e Planit të Emergjencave ka rezultuar një bashkëpunim i mirë me Komitetin e Emergjencave Civile dhe me Autoritetet Vendore të Qarkut Shkodër. Vëmendja është përqendruar në përforcimin e argjinaturave në Komunën e Dajçit dhe shpërndarjen e ndihmave  në të gjitha komunat e tjera të Qarkut Shkodër”.
 
Për datën 23.12.2010, në operacion kanë marrë pjesë:

- 268 forca,
- 36 mjete transporti,
- 11 mjete speciale.






Media Sociale



Moti