Parade Ushtarake madheshtore me rastin e 95-vjetorit te Krijimit te Forcave te Armatosura Shqiptare

04 dhjetor 2007

Ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne nje parade madheshtore ushtarake parakaluan nga sheshi "Nene Tereza" deri ne monumentin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti "Skenderbeu" mbi 2700 oficere, nenoficere dhe ushtare profesioniste te FA-se. Kjo parade u organizua me rastin e 95-vjetorit te Krijimit te Forcave te Armatosura Shqiptare.
Te pranishem ne parade ishin Presidenti i Republikes dhe Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se gjeneral lejtnant Luan Hoxha, ministra te kabinetit qeveritar, deputete te Kuvendit, ambasadore dhe perfaqesues te tjere te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, perfaqesues te pushtetit vendor, te komuniteteve fetare, gjenerale dhe ushtarake te tjere te larte te Forcave tona te Armatosura dhe te ushtrive te vendeve mike, veterane te Luftes dhe te Ushtrise etj.

Lexo më shumë...

Konference Jubilare me rastin e 95-vjetorit te Krijimit te Forcave te Armatosura Shqiptare

03 dhjetor 2007

Ne sallen e Pallatit te Kongreseve u zhvillua Konferenca Jubilare me rastin e 95-vjetorit te Krijimit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Ne kete ceremoni te vecante, moren pjese ushtarake dhe punonjes civile te strukturave te Forcave te Armatosura, si dhe perfaqesues ushtarake nga vende anetare te NATO-s dhe vende te tjera partnere. Te pranishem ne kete festim madheshtor ishin kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura gjeneral lejtnant Luan Hoxha, ministra te kabinetit qeveritar, deputete, ambasadore, perfaqesues te tjere te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, perfaqesues te pushtetit vendor, te komuniteteve fetare, veterane te Luftes dhe te Ushtrise etj.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti