Feste me femijet dhe familjet e paqeruajtesve ne Qendren Kulturore te FA

28 dhjetor 2007

Ne sallen e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura u organizua festa e Vitit te Ri me femijet dhe familjet e paqeruajtesve ne Irak dhe Afganistan.
Ne kete aktivitet ishin te pranishem Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, Zj. Liri Berisha, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zv/Ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, drejtore te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem si dhe familjare te trupave qe sherbejne ne misionet paqeruajtese ne Irak dhe Afganistan.

Ministri Mediu pershendeti me rastin e festave te fundvitit, te gjithe pjesemarresit ne feste dhe ne vecanti femijet te cileve i tha: "I kam premtuar prinderve tuaj qe do t’i puth te gjithe femijet". Ai vijoi se "baballaret tuaj jane duke kryer nje kryer nje mision fisnik, dhe kete ju do ta kuptoni kur te rriteni".

Ai shtoi se ne viziten me Presidentin e Shqiperise dhe Shefin e Shtabit te pergjithshem ne Irak, ne u takuam dhe ju siguroj se ata ishin shendosh e mire. "Une dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem kemi pasur dhe do te kemi angazhimin maksimal per te qene sa me prane jush. Dera jone per ju eshte e hapur ne cdo kohe dhe ju duhet te hyni pa trokitur per cdo hall dhe problem qe mund te keni".

Me pas, me shume perzemersi zj. Liri Berisha i uroi Gezuar festat e fundvitit femijeve te paqeruajtesve dhe theksoi se "Ne jemi shume krenar per ate qe bejne ushtaraket tane ne misionet e paqes ne bote dhe i uroj atyre dhe juve mbaresi, fat, paqe dhe lumturi".

Festa vijoi me nje koncert artistik per femije ku kenduan e kercyen se bashku me femijet e paqeruajtesve.
Nje tjeter moment emocionues i kesaj feste ishte dhe biseda ne linje telefonike e Kryeministrit te Shqiperise, Ministrit te Mbrojtjes, Shefit te Shtabit te Pergjithshem me trupat ne mision, Irak dhe Afganistan. Ata i uruan Gezuar Vitin e Ri, suksese ne detyre dhe kthim shendosh e mire ne Shqiperi. Me pas shume familjare, prinder, vellezer, motra komunikuan me te afermit e tyre dhe shkembyen urimet me te perzemerta dhe me te mira per njeri tjetrin.
Ne fund te festes u shperndane dhurata per te gjithe femijet e paqeruajtesve.






Media Sociale



Moti