Vizite ne Irak e Presidentit te Republikes, Ministrit te Mbrojtjes dhe SHSHP te FA

23 dhjetor 2007

Sot ne ambientet e Shtabit te Pergjithshem u organizua nje takim me familjaret e trupave paqeruajtese ne Irak.
Ne kete takim ne Tirane ishin te pranishem Zv/Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Agim Lala, familjare e te aferm te kontingjentit shqiptar ne Irak si dhe media e cila transmetoi drejtpersedrejti kete eveniment, ndersa ne Irak ndodhej Presidenti i Republikes, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA.

Zv/Shefi i Shtabit te Pergjithshem ne lidhje te drejtperdrejte telefonike me Presidentin e Republikes dhe njekohesisht me Komandantin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura e falenderoi per viziten e tij ne Irak, dhe shprehu se ishte nje vleresim i larte per Forcat tona te Armatosura, vecanerisht per 120 trupat e kontingjentit te 10-te, ndersa Presidenti shprehu edhe njehere mbeshtetjen per Forcat e Armatosura dhe per trupat ne mision. Z. Bamir Topi theksoi se keta trupa jane nderi i kombit, dhe aktualisht jane shendosh e mire dhe po realizojne misionin e ngarkuar me sukses. Ai realizoi dhe nje bisede te drejtperdrejte telefonike me te afermit e pjesetareve te misionit ne Irak.

Me pas Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FASH, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha folen ne bisede telefonike te drejtperdrejte me familjaret te cilet ndodheshin ne salle dhe ishin shume te gezuar dhe te emocionuar. Pervec lidhjes telefonike u mundesua dhe lidhje e drejtperdrejte nepermjet internetit ku familjaret paten rastin te shikonin te afermit e tyre ne menyre te drejtperdrejte.

Ne mbyllje te takimit Gjeneral Brigade Agim Lala i uroi Gezuar festat e fundvitit, familjaret e trupave ne Irak dhe te gjithe Forcat e Armatosura Shqiptare.






Media Sociale



Moti