SHSHP, gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti Ambasadoren e Konfederates se Zvicres ne Tirane, zj. Yvana Enzler

11 dhjetor 2007

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, gjeneral lejtnant Luan Hoxha pati nje takim pune, Ambasadoren e Konfederates se Zvicres ne Tirane, zj. Yvana Enzler.
Gjeneral Hoxha beri nje prezantim te shkurter mbi rrugen e transformimit te Forcave te Armatosura Shqiptare ne vite.
Biseda u fokusua edhe ceshtjet qe kane te bejne me sistemin e rekrutimit por edhe me ate te ushtarit profesionist, me institucionet zinxhir te sistemit te arsimimit te oficereve, nenoficereve dhe te ushtareve. Gjithashtu gjeneral Hoxha e informoi diplomaten zvicerane mbi Kolegjin Rajonal te Mbrojtjes si nje shembull te bashkepunimit dhe te kontributit rajonal.

Duke falenderuar zj.Enzler per kontributin e Zvicres ne procesin e shkaterrimit te armatimeve, Gjeneral Hoxha shprehu njekohesisht interesin per vazhdimin e ketij bashkepunimi edhe ne te ardhmen.

Zj. Enzler falenderoi gjeneral Hoxhen per prezantimin dhe informacionin e dhene si dhe informoi shefin e Shtabit te Pergjithshem per reformat e ndermarra ne Forcat e Armatosura te Zvicres. Ajo theksoi se Zvicra do te vazhdoje te prese studente nga Shqiperia ne Akademine e Gjeneves dhe ne institucione te tjera studimore. Ajo shtoi se "Meqenese Zvicra eshte e angazhuar me trupa ne Kosove, ekziston mundesia e vizites se Shefit te Shtabit te FA te Zvicres ne Shqiperi".






Media Sociale



Moti