SHSHP, gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti Ambasadorin e Mbreterise se Danimarkes ne Tirane, z. Niels Severin Munk

11 dhjetor 2007

Shefi Shtabit te Pergjithshem, gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti ne nje takim pune Ambasadorin e Mbreterise se Danimarkes ne Tirane z. Niels Severin Munk, i shoqeruar nga Atasheu Ushtarak Danez Nenkolonel Soren Knudsen.
Gjeneral Hoxha pasi uroi mireseardhjen Ambasadorit, e informoi per reformat ne FA duke theksuar se synimi yne eshte, qe ne te kemi nje ushtri te vogel, e cila do te jete ne sherbim te interesave te vendit, te shtetasve shqiptare por edhe ne dobi te paqes dhe te stabilitetit ne rajon dhe me gjere. Aktualisht Forcat e Armatosura shqiptare jane te angazhuara ne nje numer misionesh paqeruajtese dhe sot numerojme rreth 350 trupa jashte vendit.

Duke vazhduar gjeneral Hoxha falenderoi Mbreterine e Danimarkes per ndihmen qe ka dhene per Forcat e Armatosura Shqiptare dhe e konsideroi bashkepunimin me Danimarken te frytshem e te rendesishem dhe u shpreh per vazhdimin e ketij bashkepunimi edhe ne te ardhmen.
Nga ana e tij Ambasadori Danez pasi falenderoi Gjeneral Hoxhen per pritjen  theksoi se Danimarka mbeshtet objektivat e vendit tone per anetaresim ne NATO dhe ne BE.






Media Sociale



Moti