SHSHP te FA, gjeneral lejtnant Luan Hoxha takon Ambasadorin e Hungarise ne Tirane, z. Sandor Molnari

07 dhjetor 2007

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, gjeneral lejtnant Luan Hoxha zhvilloi sot nje takim me Ambasadorin e Hungarise ne Tirane, z.Sandor Molnari i cili shoqerohej nga Atasheu Ushtarak.
Ne kete takim u fol per ceshtje te bashkepunimit bilateral te cilat do te diskutohen se shpejti mes dy delegacioneve respektive, shqiptar dhe atij hungarez. Ambasadori hungarez tha se pala hungareze mund te ofroje eksperience nga misionet paqeruajtese. Ai vleresoi bashkepunimin me Shqiperine dhe shprehu se Hungaria do te mbeshtese integrimin e vendeve te rajonit ne NATO dhe BE.

Ne fjalen e tij Gjeneral Hoxha, pasi falenderoi Ambasadorin Hungarez per mbeshtetjen qe vendi i tij ka dhene dhe vazhdon te jape per Forcat e Armatosura Shqiptare, beri nje rezyme te zhvillimit dhe te reformave ne FA qe lidhen me profesionalizimin, me procesin e arsimimit, me kontributin e FA ne misionet jashte vendit, me iniciativen e vendeve te A-3, si dhe me bashkepunimin me vendet anetare te PfP ne rajon. Fushat ku do te thellohet bashkepunimi jane ato qe lidhen me trajnimin ne gjuhen angleze, terheqjen e ekspertizes hungareze per Kolegjin Rajonal te Mbrojtjes etj.






Media Sociale



Moti