Feste me femijet dhe familjet e paqeruajtesve ne Qendren Kulturore te FA

28 dhjetor 2007

Ne sallen e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura u organizua festa e Vitit te Ri me femijet dhe familjet e paqeruajtesve ne Irak dhe Afganistan.
Ne kete aktivitet ishin te pranishem Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, Zj. Liri Berisha, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zv/Ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, drejtore te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem si dhe familjare te trupave qe sherbejne ne misionet paqeruajtese ne Irak dhe Afganistan.

Lexo më shumë...

Vizite ne Irak e Presidentit te Republikes, Ministrit te Mbrojtjes dhe SHSHP te FA

23 dhjetor 2007

Sot ne ambientet e Shtabit te Pergjithshem u organizua nje takim me familjaret e trupave paqeruajtese ne Irak.
Ne kete takim ne Tirane ishin te pranishem Zv/Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Agim Lala, familjare e te aferm te kontingjentit shqiptar ne Irak si dhe media e cila transmetoi drejtpersedrejti kete eveniment, ndersa ne Irak ndodhej Presidenti i Republikes, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA.

Lexo më shumë...

Gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti ne SHP, Atashete Ushtarake te akredituara ne Tirane

18 dhjetor 2007

Sot ne ambjentet e Shtabit te Pergjithshem, gjeneral lejtnant Luan Hoxha akordoi nje pritje per Atashete Ushtarake te akredituara ne vendin tone. Ne kete pritje ishin te pranishem edhe zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem, Drejtori i Shtabit te Pergjithshem, Drejtore te Shtabit si dhe anetare te tjere te Kabinetit te Shefit te Shtabit.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneral lejtnant Luan Hoxha i uroj Atasheve Ushtarake mireseardhjen dhe beri nje pershkrim te punes njevjecare te Forcave te Armatosura Shqiptare dhe bashkepunimit te frytshem ne fushen e Mbrojtjes me vendet e tjera si Angli, Amerike, Bullgari, France, Greqi, Gjermani, Hollande, Itali, Rumani, Maqedoni, Kine, Turqi etj.

Lexo më shumë...

SHSHP, gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti Ambasadoren e Konfederates se Zvicres ne Tirane, zj. Yvana Enzler

11 dhjetor 2007

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, gjeneral lejtnant Luan Hoxha pati nje takim pune, Ambasadoren e Konfederates se Zvicres ne Tirane, zj. Yvana Enzler.
Gjeneral Hoxha beri nje prezantim te shkurter mbi rrugen e transformimit te Forcave te Armatosura Shqiptare ne vite.
Biseda u fokusua edhe ceshtjet qe kane te bejne me sistemin e rekrutimit por edhe me ate te ushtarit profesionist, me institucionet zinxhir te sistemit te arsimimit te oficereve, nenoficereve dhe te ushtareve. Gjithashtu gjeneral Hoxha e informoi diplomaten zvicerane mbi Kolegjin Rajonal te Mbrojtjes si nje shembull te bashkepunimit dhe te kontributit rajonal.

Lexo më shumë...

SHSHP, gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti Ambasadorin e Mbreterise se Danimarkes ne Tirane, z. Niels Severin Munk

11 dhjetor 2007

Shefi Shtabit te Pergjithshem, gjeneral lejtnant Luan Hoxha priti ne nje takim pune Ambasadorin e Mbreterise se Danimarkes ne Tirane z. Niels Severin Munk, i shoqeruar nga Atasheu Ushtarak Danez Nenkolonel Soren Knudsen.
Gjeneral Hoxha pasi uroi mireseardhjen Ambasadorit, e informoi per reformat ne FA duke theksuar se synimi yne eshte, qe ne te kemi nje ushtri te vogel, e cila do te jete ne sherbim te interesave te vendit, te shtetasve shqiptare por edhe ne dobi te paqes dhe te stabilitetit ne rajon dhe me gjere. Aktualisht Forcat e Armatosura shqiptare jane te angazhuara ne nje numer misionesh paqeruajtese dhe sot numerojme rreth 350 trupa jashte vendit.

Lexo më shumë...

SHSHP te FA, gjeneral lejtnant Luan Hoxha takon Ambasadorin e Hungarise ne Tirane, z. Sandor Molnari

07 dhjetor 2007

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, gjeneral lejtnant Luan Hoxha zhvilloi sot nje takim me Ambasadorin e Hungarise ne Tirane, z.Sandor Molnari i cili shoqerohej nga Atasheu Ushtarak.
Ne kete takim u fol per ceshtje te bashkepunimit bilateral te cilat do te diskutohen se shpejti mes dy delegacioneve respektive, shqiptar dhe atij hungarez. Ambasadori hungarez tha se pala hungareze mund te ofroje eksperience nga misionet paqeruajtese. Ai vleresoi bashkepunimin me Shqiperine dhe shprehu se Hungaria do te mbeshtese integrimin e vendeve te rajonit ne NATO dhe BE.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti